KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANYAHU KËRKON FALJE PRESIDENCIALE PËR GJYQIN PENAL PËR KORRUPSION QË PO ZHVILLOHET KUNDËR TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 4 min read

Jeruzalem, Izarel | Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërkuar një falje paraprake presidenciale në lidhje me një sërë akuzash penale për korrupsion që kanë qenë në pritje kundër tij që nga viti 2019.
Dokumentet zyrtare, të cilat, Kryeministri Netanjahu ia dorëzoi Presidentit Isak (Isaac) Herzog të dielën, përfshijnë një kërkesë prej 111 faqesh nga avokati i Kryeministrit Netanjahu, Amit Hadad, dhe një letër të nënshkruar nga Vetë kryeministri.
Në një deklaratë shtesë video, Kryeminsitri Netanjahu iu referua gjithashtu një seance të Parlamentit (Knesset) në muajin tetor, në të cilën, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) i kërkoi Presidentit Herzog të jepte një falje, e ndjekur nga një letër drejtuar Presidentit Herzog në emër të Kryeministrit Netanjahu.
Këto thirrje janë pothuajse të pashembullta, pasi faljet zakonisht jepen vetëm pas një dënimi penal.
Në dokumente, Kryeministri Netanjahu, duke mos pranuar asnjë nga akuzat penale, tha se është në interesin e tij vetjak të provojë pafajësinë e tij, por interesi publik dikton ndryshe, duke argumentuar se nëse gjyqi do të ndërpritej, ai mund të përqendrohej në çështjet politike të Izraelit në një kohë kritike.
Ai gjithashtu citon argumentin se falja është e nevojshme për të çuar përpara bisedimet e paqes me qeveritë e tjera në rajon dhe më gjerë, dhe se është thelbësore për të promovuar pajtimin brenda vendit.
Për më tepër, duke aluduar në një politikë të mundshme nga Presidenti Netanjahu për të ndërhyrë në pavarësinë dhe autoritetin e gjyqësorit dhe për të zvogëluar mbikëqyrjen qeveritare mbi shtypin e lirë, avokati i Kryeministrit Netanjahu Amit Hadad, shkroi se një falje do t'i mundësonte kryeministrit të merrej me çështje shtesë, të tilla si sistemi gjyqësor dhe media - çështje që ai aktualisht nuk mund t'i trajtojë për shkak të gjyqit.
Presidenti Herzog, i cili, vepron në cilësinë e tij si president si një autoritet i butë, që do të thotë se ai komenton për çështjet vetëm pasi aktorët e tjerë kanë folur, tha se do ta shqyrtonte sinqerisht dhe do të merrte parasysh një mendim eksperti nga Ministria e Drejtësisë.
Ligjërisht, kërkesa është në terren të pasigurt, sipas komentuesve.
Proceduralisht, sipas Ligjit Bazë Izraelit për Presidentin e Shtetit, presidenti ka fuqinë të falë shkelësit dhe të modifikojë dënimet duke i ulur ose ndryshuar ato.
Kryesi i veprës penale ose një i afërm i shkallës së parë dërgon kërkesën, e cila, më pas trajtohet nga departamenti i faljeve në ministrinë e drejtësisë, i cili, lëshon një rekomandim për presidentin.
Kjo mund të miratohet vetëm pasi të konsultohen të gjitha autoritetet dhe me nënshkrimin e presidentit dhe ministrit të drejtësisë.
Siç vuri në dukje grupi i ekspertëve të Institutit të Demokracisë së Izraelit në një artikull të kohëve të fundit, asnjë ligj nuk kërkon pranimin e fajit si kusht për një falje, por, ai theksoi gjithashtu se zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka urdhëruar prej kohësh që trajtimi i kërkesave për falje para dënimit duhet të ndodhë vetëm në raste të rralla.
Precedenti gjyqësor më me ndikim është çështja e Linjës së Autobusit 300 të vitit 1984.
Babai i Presidentit Herzog, Çaim (Chaim) Herzog, fali zyrtarë të Shin Bet-it, shërbimit sekret të brendshëm izraelit, të cilët, u akuzuan për përfshirje në vrasjen e dy rrëmbyesve të kapur, për të kursyer Izraelin nga zbulimi i detajeve të incidentit.
Në kohën e faljes, gjyqi i tyre ishte ende në vazhdim, megjithatë, ata e kishin pranuar fajin e tyre më parë.
Në përputhje me këtë, udhëheqësi i opozitës politike Jair (Yair) Lapid tha në një deklaratë video se:
1- “Nuk mund t’i jepni Netanjahut falje pa pranuar fajin, pa shprehur keqardhje dhe pa u tërhequr menjëherë nga jeta politike”.
Kërkesa formale për falje është një ndryshim strategjie nga Kryeministri Netanjahu, i cili, ishte në detyrë nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe përsëri që nga viti 2009.
Ai më parë tha se do ta provonte pafajësinë e tij në gjykatë.
Dëshmia e Kryeminsitrit Netanjahut në këtë çështje filloi në dhjetor 2024, por ka qenë subjekt i vonesave dhe anulimeve të përsëritura, shumica e tyre me kërkesë të tij.
Në rastin më serioz, “Rasti i Korrupsionit 4000”, ai akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit për dyshimin se i ka dhënë përfitime rregullatore me vlerë më shumë se 250 milionë dollarë në atë kohë mikut të tij Shaul Elovitç (Elovitch), i cili, ishte aksionari kontrollues i kompanisë së telekomunikacionit Bezeq.
Në këmbim, pretendon prokuroria, z. Elovitç (Elovitch) siguroi mbulim pozitiv të kryeministrit në një faqe lajmesh online që ai zotëronte të quajtur “Walla News”.
Kreyministri Netanjahu është kryeministri i parë në detyrë në historinë e Izraelit që përballet me ndjekje penale ndërsa është në detyrë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments