top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: IZRAELI NUK DO TA ANEKSOJË GAZËN; KONTROLLI DO T'I TRANSFEROHET NJË ORGANI QEVERISËS KALIMTAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 7
  • 1 min read

Updated: Aug 8

ree

Jeruzalem, Izrael | Kabineti Politik dhe i Sigurisë po takohet në Zyrën e Kryeministrit në Jerusalem mbi planin e pushtimit të Gazës.


Kryeministri Benjamin Netanjahu pritet të kërkojë miratimin e kabinetit për të urdhëruar IDF-në të pushtojë plotësisht Rripin e Gazës dhe që kabineti ta autorizojë atë dhe Ministrin e Mbrojtjes, Izrael Kac (Katz), të marrin vendime mbi modalitetet e pushtimit.


Izraeli nuk do ta aneksojë Gazën, por planifikon t'ia transferojë kontrollin e territorit një organi qeverisës kalimtar të paspecifikuar”, tha kryeministri Benjamin Netanjahu për median indiane në gjuhën angleze “CNN-News18”, e cituar nga mediat izraelite, menjëherë pas takimit në Jerusalem me ambasadorin e Indisë në Izrael, JP Singh.


Ai përsëriti objektivat e Izraelit:

1- Shpërbërjen e Hamasit dhe kthimin pa kushte të të gjithë pengjeve. Kryeministri Netanjahu shtoi se konflikti mund të përfundojë menjëherë nëse Hamasi do të dorëzonte armët dhe do të lironte pengjet.


Izraeli dëshiron ta çlirojë Gazën nga Hamasi, jo ta qeverisë atë. Ne duam të krijojmë një perimetër sigurie dhe duam t'ia dorëzojmë Gazën forcave arabe të cilat, do ta qeverisin atë siç duhet”, shpjegoi Kryeministri Netanjahu në një intervistë me entin mediatik Faks (Fox).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page