top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: HAMASI KA ENDE 20 MIJË VETA PERSONEL TË ARMATOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Kryeministri izraelit tha gjithashtu se beson që fazës së dytë të planit të paqes për Gazën të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) duhet t'i jepet një shans, edhe nëse Hamasi nuk është i gatshëm të çarmatoset.


Në Rripin e Gazës, lëvizja islamiste palestineze Hamas ende ka rreth 20 mijë njerëz të armatosur, kryesisht me armë kallashnikov, të cilat, i përdorin periodikisht për të ekzekutuar këdo që nuk dëshiron që tirania e tyre të vazhdojë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një intervistë me transmetuesin amerikan Faks Njuz (Fox News).


Në total, ata kanë 60 mijë pushkë AK. Kjo është ajo që do të thotë çarmatim; duhet t'i marrësh të gjitha këto armë; t'ua heqësh dhe të shkatërrosh tunelet e terrorit (...) qindra kilometra tunele terrori. Hamasi refuzon ta bëjë këtë”, tha Kryeministri Netanjahu.


Kryeministri deklaroi gjithashtu se beson që fazës së dytë të planit të paqes të Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) për Gazën duhet t'i jepet një shans, edhe pse Hamasi nuk është i gatshëm të çarmatoset.


Ka një përpjekje për të sjellë një forcë ndërkombëtare në Rrip”, tha Kryeministri Netanjahu, duke iu referuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit që do të vendoset në Gazë sipas planit të ShBA-ës.


Deri më tani, kjo nuk është materializuar, por ne do t'i japim një shans”, tha Kryeministri Netanjahu, duke shtuar se nëse plani nuk funksionon, atëherë do të ndërmerret një qasje tjetër.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page