top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “AXIOS”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I KËRKOI KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU TË NDRYSHOJË POLITIKËN NDAJ JUDESË DHE SAMARISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 30, 2025
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjatë një takimi në Floridë, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe këshilltarët e tij i kërkuan Kryeministrit Benjamin Netanjahu të ndryshojë politikën e Izraelit në Jude dhe Samari”.


Kështu raporton enti emdiatik “Axios”.


Kjo është hera e parë në mandatin e dytë të Presidentit Tramp (Trump) që ai dhe ekipi i tij kanë diskutuar në detaje politikën e Bregut Perëndimor me Netanjahun”, tha enti mediatik në fjalë.


Shtëpia e Bardhë beson se përshkallëzimi i mëtejshëm i dhunës nga kolonët izraelitë do të minojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje në Gazë dhe do të ndërlikojë zgjatjen e Marrëveshjeve të Abrahamit.


Gjatë takimit, Presidenti Tramp (Trump) dhe ekipi i tij i kërkuan Kryeministrit Netanjahu të shmangte hapat provokues dhe të qetësonte situatën.


Presidenti Tramp (Trump) dhe këshilltarët e tij diskutuan dhunën e kolonëve kundër civilëve palestinezë, paqëndrueshmërinë ekonomike të Autoritetit Palestinez dhe zgjerimin e shpejtë të vendbanimeve.


Mesazhi i ShBA-ës ishte se ndryshimi i kursit në Jude dhe Samari ishte thelbësor për rivendosjen e marrëdhënieve të Izraelit me vendet evropiane.


Kryeministri Netanjahu dënoi me forcë dhunën e kolonëve dhe deklaroi se synon të ndërmarrë veprime më vendimtare”, tha enti mediatik “Axios”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page