BASHKIMI EVROPIAN MIRATOI ZYRTARISHT SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË | MINISTRI I JASHTËM DANEZ LARS LOKKE RASMUSSEN THA SE KJO ËSHTË NJË DITË E MADHE PËR EVROPËN DHE PËR UKRAINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | 27 vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht paketën e nëntëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas Presidencës Daneze të Bashkimit Evropian procedura me shkrim u përfundua pa asnjë kundërshtim.
Sanksionet e reja synojnë eksportet ruse të LNG-së, që është në fokus të masave të reja të Bashkimit Evropian.
Paketa përfshin gjithashtu një mekanizëm që kufizon lirinë e lëvizjes së diplomatëve rusë të vendosur në vendet e BE-së.
“Sot është një ditë e madhe për Evropën dhe Ukrainën. Ndikimi i sanksioneve do të jetë real”, theksoi Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments