SLLOVAKIA TËRHOQI VETON E SAJ | BASHKIMI EVROPIAN DO TË MIRATOJË SANKSIONET KUNDËR MOSKËS; PAKETA E 19-të E MASAVE KUFIZUESE PRITET TË MIRATOHET SOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 23
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Sllovakia ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke zhbllokuar kështu procesin për miratimin e masave të reja kufizuese.
Sipas raportimeve, është nisur një procedurë me shkrim dhe, nëse nuk ka kundërshtime, paketa do të miratohet zyrtarisht deri në orën 8 të mëngjesit të nesërm.
Paketa e re synon të shënjestrojë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit, duke futur sanksione të reja në sektorët e energjisë, financave dhe tregtisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments