KRYEMINISTRI ANUTIN ÇARNVIRAKUL (CHARNVIRAKUL): TAJLANDA DO TË VAZHDOJË OPERACIONET USHTARAKE KUNDËR KAMBOXHIAS DERISA TË MOS NDIHET MË E KËRCËNUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Bangkok, Tajlandë | Tajlanda ka thënë se nuk ka ndërmend të ndalojë operacionet ushtarake kundër Kamboxhias, pavarësisht se Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) tha se të dy vendet fqinje kishin rënë dakord të ndalonin luftimet.
“Tajlanda do të vazhdojë të kryejë veprime ushtarake derisa të mos ndiejmë më asnjë dëm ose kërcënim për tokën dhe popullin tonë”, tha kryeministri Anutin Çarnvirakul (Charnvirakul) në një postim në rrjetin social virtual “Facebook”.
Qendra e Përbashkët e Shtypit në Bangkok konfirmoi se forcat tajlandeze u hakmorën kundër objektivave ushtarake kamboxhiane gjatë natës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




























Comments