KRIZA POLITIKE NË HOLLANDË: POLITIKANI I EKSTREMIT TË DJATHTË GEERT WILDERS TËRHOQI MBËSHTETJEN POLITIKE PËR KOALICIONIN | QEVRIA RA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3
- 1 min read

Hagë, Vendet e Ulëta | Z. Geert Wilders tërhoqi mbështetjen e tij për koalicionin, duke rrëzuar qeverinë.
“Udhëheqësit e partive të tjera të koalicionit e njoftuan këtë pas një konsultimi të shkurtër me udhëheqësin e PVV-së”, sipas agjencisë holandeze të lajmeve ANP.
E ardhmja e qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga i pavaruri Dik Shuf (Dick Schoof) ishte tashmë e pasigurt pas një takimi të jashtëzakonshëm mbi migracionin midis udhëheqësve të koalicionit të hënën në mbrëmje.
Z. Wilders kishte shprehur tashmë skepticizmin e tij në lidhje me mbijetesën e koalicionit, në pushtet për më pak se një vit, pasi bëri thirrje për një goditje ndaj politikave të migracionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments