top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREMLINI HESHTI NJË HERË E PËRGJITHMONË PRIGOZHININ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 24, 2023
  • 1 min read

Federata Ruse, Moskë | Z. Jevgeni Prigozhin (Yevgeny Prigozhin), i cili udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër z. Vladimir Putin, ishte në një aeroplan që u rrëzua në Rusinë perëndimore, thonë zyrtarët e aviacionit. Autoritetet thonë se të 10 personat në bord u vranë pasi avioni privat u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino. Ata gjithashtu thonë se pasagjerët përfshinin z. Prigozhin, i cili është kreu i grupit mercenar Uagner, dhe krahu i tij i djathtë, z. Dmitri Utkin (Dmitry Utkin). Presidenti Putin ka folur në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut përmes video-lidhjes, por nuk përmendi z. Prigozhin apo rrëzimin e avionit. Autoritetet ruse kanë nisur një hetim për shkakun e rrëzimit, mes spekulimeve të shumta. Z. Prigozhin mbajti një profil të ulët publik, që kur udhëhoqi kryengritjen e tij në qershor, e cila zgjati vetëm 24 orë. Ai u shfaq për herë të fundit në një video në fillim të kësaj jave, e cila, u tha se ishte filmuar në një vend të paspecifikuar në Afrikë. Grupi mercenar Uagner u themelua në vitin 2014, dhe ishte shumë aktiv në luftën e Ukrainës deri në kryengritje. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page