top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREMLINI: DUHET TË DISKUTOJMË ME KUJDES ÇËSHTJET BËRTHAMORE | MOSKA MUND TË RIFILLOJË VENDOSJEN E RAKETAVE ME RREZE TË SHKURTËR DERI TË MESME VEPRIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 5
  • 1 min read

Updated: Aug 8

ree

Moskë, Federata Ruse | Kremlini nuk sheh ndonjë përshkallëzim shqetësues në njoftimin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se ka vendosur dy nëndetëse bërthamore në ujërat më afër Rusisë, megjithëse thotë se nevojitet kujdes kur diskutohen çështje që lidhen me armët bërthamore.


Por. Kremlini paralajmëroi gjithashtu se do të rikthehej te vendosja e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi nëse ShBA-ës dhe aleatët e tyre do të ndiqnin shembullin.


Disa orë më parë, Presidenti Tramp (Trump) kishte konfirmuar zhvendosjen e dy nëndetëseve pas një shkëmbimi të nxehtë në mediat sociale virtuale me ish-presidentin rus Dmitri (Dmitry) Medvedev.


Presidenti Tramp (Trump) konfirmoi gjithashtu se do të vendoste sanksione dytësore nëse Moska nuk respekton ultimatumin e 8 gushtit për t'i dhënë fund luftimeve.


E para që do të vihet në shënjestër është India, e akuzuar për blerjen e sasive të mëdha të naftës ruse për ta rishitur më pas me çmime të fryra, duke realizuar fitime të mëdha.


Për këtë arsye, Presidenti Tramp (Trump) tha se do të rriste ndjeshëm detyrimet doganore që India i paguan Shteteve të Bashkuara, pasi njoftoi ditët e fundit tarifa prej 25%, si dhe një gjobë kundër Delhit të Ri.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page