top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOSTA RIKË | KANDIDATJA E DJATHTË LAURA FERNANDEZ U SHPALL PRESIDENTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

San Joze, Kosta Rikë | Gjykata Supreme Zgjedhore e ka shpallur zyrtarisht znj. Laura Fernandez Presidente të zgjedhur të Kosta Rikës.


Fitorja daton që nga zgjedhjet e 1 shkurtit, në të cilat, kandidatja triumfoi në raundin e parë, duke marrë pothuajse 49% të votave të vlefshme.


Një përfaqësuese e partisë konservatore “Pueblo Soberano”, Presidentja Fernandez mishëron vazhdimësinë politike të kreut aktual të shtetit, Rodrigo Çavez (Chaves), i cili, vetë u zgjodh në të kaluarën me Partinë Social Demokratike të Progresit.


Përurimi zyrtar do të zhvillohet më 8 maj, kur presidentja e sapozgjedhur do të marrë detyrën, e shoqëruar nga dy nënpresidentët e saj, z. Fransisko (Francisco) Ernesto Gamboa Soto dhe Dagllas Soto Kampos (Douglas Soto Campos).


Populli ka folur, demokracia ka vendosur. Parimet republikane do të mbeten të pandryshuara dhe unë nuk do të lejoj kurrë autoritarizëm”, deklaroi udhëheqësja e ardhshme e vendit, duke komentuar rezultatet.


Presidentja Fernandez do të jetë personi i pesëdhjetë që do të udhëheqë kombin e Amerikës Qendrore dhe gruaja e dytë në histori që do të mbajë këtë detyrë, gjashtëmbëdhjetë vjet pasi znj. Laura Çinçila (Chinchilla) u zgjodh në vitin 2010.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page