KORÇË | U ARRESTUAN MARJUS SHKËMBI DHE SERXHI DEMOLLARI; TRAFIK QENIESH NJERËZORE NGA BOTA E TRETË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 2 min read
Korçë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Marjus Shkëmbi, 21 vjeç, banues në Tiranë; u arrestua nga Komisariati Nr. 6, i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
2- Serxhi Demollari, me moshë 21 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.
Njoftim | Qarku Korçë.
Finalizohen dy operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantët që vijnë nga vendet e treta.
Operacioni policor i koduar “Route 2”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë.
Operacioni policor i koduar “Qatromi”, si rezultat i një hetimi disajavor, të zhvilluar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë operacionit policor të koduar “Route 2”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitara në fshatin Tren, Devoll, ku, brenda automjetit, kishte 5 shtetas nga vendet e treta dhe nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Gurishtë, ky shtetas ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet.
Pas disa orësh kërkimesh, 21-vjeçari është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me F. P. “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një pune hetimore të ndjekur me metoda proaktive dhe të bazuar në informacione operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Qatromi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 21 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas i ndihmonte shtetasit e huaj të strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, në fshatin Qatrom, Korçë, dhe më pas bënte transportimin e tyre me automjet drejt Tiranës, kundrejt vlerës monetare.
Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas nuk iu bind urdhrit të shërbimeve të Policisë dhe ka tentuar të braktisë automjetin, brenda të cilit u kapën 6 emigrantë nga vendet e treta. Shtetasi S. D. u kap disa metra larg automjetit, … , u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments