KOREJA E VERIUT I BËN KARSHILLËK AMERIKËS | I DEKLARON SE NUK HEQ DORË NGA RUSIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 11, 2023
- 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | Së fundmi Sekretari Amerikan i Shtetit, Entëni Blinken (Antony Blinken), kishte komentuar marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Moskës.
Kësaj deklarate shteti aziatik iu përgjigj kështu: “SHBA duhet të mësohet me realitetin e ri të marrëdhënieve ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë.”
Sekretari Blinken, i cili, udhëtoi për në Seul këtë javë, foli për marrëdhëniet ushtarake në rritje, dhe të rrezikshme, midis Phenianit dhe Putinit, dhe i kishte kërkuar Pekinit, aleatit kryesor të Veriut, të frenonte veprimet e rrezikshme të shtetit vetmitar.
“Vërejtjet e papërgjegjshme dhe provokuese të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, nuk bëjnë gjë tjetër veçse intensifikojnë tensionin e rrezikshëm politik dhe ushtarak në gadishullin Korean, dhe në rajon – komentoi Ministria e Jashtme e Phenianit, në një dërgim nga agjencia Kcna – Pavarësisht se çfarë thonë të tjerët, marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunuese midis Koresë së Veriut dhe Rusisë që aspiron pavarësinë, paqen dhe miqësinë do të bëhen gjithnjë e më të forta.”
Moska dhe Koreja, aleatë historikë, sot janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare, për shkak të planeve të tyre ushtarake bërthamore dhe raketore, dhe pushtimit të Ukrainës.
Rritja e bashkëpunimit të tyre ushtarak ka qenë një burim shqetësimi veçanërisht pas samitit të shtatorit, midis liderit Kim Jong-un dhe shefit të Kremlinit, Vladimir Putin.
Seuli kohët e fundit tha se Pheniani ka dërguar më shumë se një milion fishekë municionesh artilerie për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë, në këmbim të ndihmës, për teknologjinë satelitore, në përpjekjet për të vënë në orbitë satelitin e saj të parë spiun ushtarak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments