top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOREJA E VERIUT E SHPALLI VETEN FUQI BËRTHAMORE | DO TË NDRYSHOJË KUSHTETUTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28, 2023
  • 1 min read

Phenian, Kore e Veriut | Koreja e Veriut pretendon të jetë një fuqi bërthamore. Statusi ushtarak i lartërmendur do të përfshihet në Kushtetutën e vendit. Ky lajm u njoftua nga media shtetërore e Koresë së Veriut (dhe mbetet për t’u marrë me rezerva, pasi mund të jetë lajm propagandistik për konsum të brendshëm, dhe të jashtëm).


Diktatori Korean shpjegoi në një takim të Asamblesë Popullore të Shtetit, se politika e forcimit të forcës bërthamore të RPDKV do të bëhet e përhershme, si një ligj themelor i shtetit, të cilin, askush nuk do mund ta shkelë me asgjë.


Pak ditë më parë, ambasadori i Phenianit kishte ngritur alarmin në OKB, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme, duke deklaruar se vendi ishte “në prag të një lufte bërthamore”, për shkak të “veprimeve të pamatura” të Shteteve të Bashkuara.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page