KOREJA E JUGUT, SHBA DHE JAPONIA DËNOJNË PHENIANIN PËR TREGTINË RUSE TË ARMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 19, 2024
- 2 min read
Seul, Kore e Jugut | Të dërguarit bërthamorë të Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë dënuan Korenë e Veriut, për testet e fundit të raketave, tregtinë e armëve me Rusinë, dhe retorikën gjithnjë e më armiqësore, në një takim në Seul, të enjten.
Transferimi i raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, dhe armëve të tjera nga Pheniani në Rusi, për përdorim kundër Ukrainës, dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, kundër koreano-veriorëve, kërkojnë vëmendje dhe veprim të koordinuar, tha në një deklaratë hapëse z. Jung Pak (zyrtar i lartë amerikan për Korenë e Veriut).
Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu thellësisht të shqetësuara nga rritja e kohëve të fundit në retorikën armiqësore, veçanërisht ndaj Republikës së Koresë së Jugut, nga regjimi i Koresë së Veriut), tha z. Pak.
Të tre vendet kanë shtuar përpjekjet e përbashkëta për të penguar Korenë e Veriut në vitet e fundit, duke përfshirë takimet trepalëshe, dhe lëshimin e një sistemi të shkëmbimit të të dhënave të paralajmërimit të raketave, në muajin dhjetor.
Takimi vjen disa ditë pasi diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje për ndryshimin e kushtetutës së vendit të tij, për të siguruar që Koreja e Jugut të shihej si armiku kryesor, duke thënë se Pheniani nuk kishte ndërmend të shmangte luftën nëse ajo do të ndodhte.
Koreja e Jugut njoftoi të mërkurën sanksione ndaj dy individëve, tre subjekteve, dhe 11 anijeve të lidhura me programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, disa ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me karburant të ngurtë.
Z. Kim Gan (Gunn), Përfaqësuesi Special i Seulit për Çështjet e Paqes dhe Sigurisë së Gadishullit Korean, tha se Koreja e Veriut do të dëmtonte vetëm veten e saj, me politikën e saj të dyerve të mbyllura, për mbylljen e agjencive që trajtojnë shkëmbimet ndërkoreane, dhe fajësojnë Korenë e Jugut dhe SHBA-në për rritjen e tensioneve.
I dërguari i Japonisë, Hiroyuki Namazu, dënoi lëshimin e raketës balistike nga Pheniani, dhe tha se duhet të ketë monitorim të ngushtë, të asaj që Rusia mund t'i sigurojë Koresë së Veriut, në këmbim të armatimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments