KORE E JUGUT: ZJARR NË NJË HOTEL ME PASOJË SHTATË TË VDEKUR DHE 12 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23, 2024
- 1 min read
Seul, Kore e Jugut | Shtatë veta humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën në një zjarr në një hotel në Korenë e Jugut, thanë sot autoritetet lokale.
Zjarri ka rënë mbrëmë në një dhomë në katin e tetë të një hoteli në Bucheon, rreth 25 kilometra në perëndim të kryeqytetit Seul.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili u shua pas tre orësh.
Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap, ishin 27 të ftuar që po qëndronin në hotel, një strukturë me nëntë kate dhe 64 dhoma, në momentin e aksidentit.
23 qershorin e kaluar vdiqën në një zjarr të madh në një fabrikë baterish litiumi në Korenë e Jugut, një nga fatkeqësitë më të rënda industriale që vendi aziatik ka parë vitet e fundit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments