KORE E JUGUT | QEVERIA: DO TË INESTOJMË MBI 650 MILIARDË $ PËR QENDRËN E TË DHËNAVE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Seul, Kore e Jugut | “Koreja e Jugut do të investojë më shumë se 1 trilion won (rreth 650 miliardë $) në zhvillimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale deri në vitin 2035, si pjesë e strategjisë së qeverisë për të forcuar lidershipin e vendit në teknologjitë e përparuara”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Maeil Business”.
Qendrat e të dhënave do të kenë kapacitet shtesë prej 10 gigavatësh deri në vitin 2035, duke e çuar kapacitetin total të vendit në 18.4 gigavatësh.
Iniciativa është pjesë e tre megaprojekteve të promovuara nga qeveria për të përshpejtuar zhvillimin e gjysmëpërçuesve, inteligjencës artificiale dhe infrastrukturës dixhitale, duke përfshirë grupet kryesore industriale të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments