top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ROGOVË; GJAKOVË | FAMILJA HOTI NËN ARREST: U ARRESTUAN SALI HOTI; SHUKRI HOTI; FIDAN HOTI; ARGJEND HOTI; LIRIM HOTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
Armët dhe municioni i sekuestruar nga Policia e Republikës së Kosovës.
Armët dhe municioni i sekuestruar nga Policia e Republikës së Kosovës.

Fshati Rogovë, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Sali Hoti, me moshë 63 vjeç.

2- Z. Shukri Hoti, me moshë 51 vjeç.

3- Z. Fidan Hoti, me moshë 40 vjeç.

4- Z. Argjend Hoti, me moshë 36 vjeç.

5- Z. Lirim Hoti, me moshë 26 vjeç.


Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimeve për të shtëna me armë zjarri.


Gjatë kontrollit policor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një pushkë gjuetie me shtatëdhjetë e shtatë (77) fishekë.

2- Një armë automatike EN MP5 9X19 me tridhjetë e nëntë (39) fishekë 7.62x39mm.

3- Një armë SA-47 me tre karikator me pesëdhjetë e gjashtë (56) fishekë te kal.7.62x39mm.

4- Një armë e shkurt pistoletë  me dy karikator dhe njëzet e tre (23) fishekë 9×19.

5- Një karikator i revoles 9×19 mm dhe dyqind e gjashtëdhjetë e tetë (268) fishekë 9×19 mm.

6- Disa gëzhoja.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuara si:

1- Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

2- Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

3- Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

4- Manipulimi me prova”.

Armët dhe municioni i sekuestruar nga Policia e Republikës së Kosovës.
Armët dhe municioni i sekuestruar nga Policia e Republikës së Kosovës.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page