KOMUNIKIMET TELEGRAFIKE TË KRYERA NË PLATFORMËN E KODUAR “SKY ECC” MIDIS PROKURORIT XHEVAHIR LITA DHE BEHAR BAJRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 26, 2024
- 6 min read
Tiranë, Shqipëri | Komunikimet telegrafike të kryera në platformën e koduar “Sky Ecc” midis z. Behar Bajri (i njohur si një ndër krerët e agjenturës vendore të krimit ordiner) dhe prokurorit të atashuar pranë prokurorisë së Shkodrës Xhevahir Lita tregojnë jo vetëm shkallën e lartë të analfabetizmit që karakterzion z. Bajri, i cili nuk shkruan dot shqipen letrare, por, edhe makutërinë për pare kesh dhe shitjen e nderit profesional prej prokurorit Lita.
Aktet e tyre të komunikimit telegrafik në platformën e lartpërmendur janë zhvilluar katër ditë pasi z. Behar Bajri ishte liruar nga paraburgimi, të cilin, e kishte kryer te Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Panale nr. 313, në Tiranë.
Masa e sigurimit të tij vetjak u ndryshua nga ajo e “arrestit në burg” në “detyrim paraqitje”, dy herë në javë, të hënën dhe të enjte.
Z. Bajri u lirua nga burgu në 29 qershor 2020 me vendimin penal nr. 307, të orës 10:00.
Në funksion të interesave kriminale të z. Bajri prokurori Lita ishte investuar për ta lehtësuar nga akuzat e shumta penale, duke i hequr akuzat që lidheshin me shkelje të parashikuara si:
1- Vrasje.
2- Gjobëvënie.
3- Pastrim parash.
E vetmja akuzë penale që ai i kishte atribuuar z. Bajri ishte ajo e:
1- “Organizim pa lejë të lojërave të fatit”, për të cilën ai u dënua penalisht me disa muaj heqje lirie.
Por indiciet e forta mbi përfshirjen në korrupsion të gjyqtarit Sokol Shehu, shtohen akoma dhe më tepër, kur
Me të dalë nga burgu, z. Bajri filloi të bënte atë që dinte më mirë, të kryente veprimtari kriminale.
Konkretisht, ai filloi një komunikim telegrafik me prokurorin Lita, me qëllim krijimin e kushteve dhe të rrethanave proceduriale penale në funksion të shuarjes së akuzave penale që i atribuhoeshin vëllait të tij, z. Enver Bajri.
Në funksion të shuarjes së tyre ai i propozoi prokurorit Lita 100 mijë € në trajtë mite, të cilat, do të duheshin çuar te gjyqtari i çështjes.
Emri i z. Enver Bajri, si subjekt kriminal, gjendej në të njëjtat akte proceduriale penale ku gjendej edhe emri i z. Behar Bajri.
Në një hetim penal paraprak të zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ai dyshohej si një ndër anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal “Bajri” në Shkodër.
Mbështetur mbi të dhënat penale të operacionit të koduar “Oaz”, z. Enver Bajri ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Gjykata e Krimeve të Rënda (në datën 21 shtator 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptoi ndaj tij masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për akuzën penale të:
1- “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Të nesërmen e lirimit nga burgu, z. Behar Bajri (Brajoviq), filloi komunikimin telegrafi me prokurorin e çështjes Xhevahir Lita.
Z. Behar Bajri përdorte kodin identifikues Sky@EÇ TIV9E3.
Në orën 16:51:35 ai iu drejtua me mesazh prokurorit Lita: “…Daci vogel jam… ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”.
Prokurori Lita e pyeti se çfarë po bënte dhe ku ndodhej… duke e udhëzuar si më poshtë vijon: “…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”.
Prokurori Lita shkëmben mesazhe gjithashtu me biznismenin Pëllumb Gjoka me tekstin e mëposhtëm: “…po bëni qef me Dacin më duket…eheeeee…a ju a ju… jeni të qetë tani…”.
Më 3 korrik të vitit 2020 Behar Bajri i drejtohet prokurorit Lita me mesazh, duke e pyetur për një porosi për një gjyqtar të cilin e kanë pas bërë objekt bisedash: “…si je ti mirë a po flet me atë si folmë…”.
Prokurori Lita: “…po po kam folë dje, ishalla mirë…”.
Z. Bajri: “…mirë nuk dua thuaj gja gratis…”.
Prokurori Lita: “…e di e di…”.
Z. Bajri: “…po për punë të vllasë ça bahet, se kam hadh me ja kry dhe vllas. Si mendon ti ça duhet me ja dhanë këtij…”.
Prokurori Lita: “…ai nuk është atje, ai është akoma aty ku ishe ti (nënkupton burgun-shënim i redaksisë), nuk ka shku atje për atë vazhdon te ne akoma. Ai është shumë problem nuk kryhet…”.
Z. Bajri: “…zotni 100 mijë euro i ka të mi kyn dhe për vllanë dhe të mijat dhe ndaji ti me të a çat dush, kur të dush dhe 100 mijë euro i ke kur të dush. Rregulloji vetë me të ti, por du si mos na çajn nesër kush k***n me na këto histori. Fol me të vetë, nuk ke punë me kën, na e kena drejt për drejt bashkë…dhe kur të dush rrim i ditë për qef bashkë, hajm i drekë…”.
Prokuroi Lita:
1- “…bo bo ça flet, flasim kur të takohemi…ik ore mos fol ashtu, bo bo si fliske ti… të enjten në orën 10:00, mos harro ke me shku ku ishe…” (nënkupton detyrimin për tu paraqitur në autoritetin e ndjekjes penale)…
2- “…E fshi këto sms e sotme se ia kemi futur kot…fshi tani në moment se harron”.
Z Bajri: “…hahaha ok, pa merak u kry i fshiva…”.
Prokuroi Lita: “…ik natën, rrofsh sa malet…”.
Z. Bajri: “…Natën, natën, shyqyr si të kemi…”.
Z. Bajri kryen komunikime telegrafike edhe me sipërmarrësin tashmë të arrestuar Pëllumb Gjoka.
Më datë 3 korrik 2020 z. Bajri kryen një komunikim telegrafik me z. Gjoka, me përmbajtjen mëposhtme: “…fola me Xhevin dhe i thashë, ke dhe njëqind mijë për gjykatësin, i ndan i thashë ti me të a çat dush, du me kry i her e mir dhe mirë thuj atij gjyqtarit ndaq mos me vdek me kry punë i thashë, por mos i thuaj gja ti, ban demek si nuk e din…se i thashë dhe për punën e vllas me kry punë…”.
Z. Gjoka: “…si i 100 mijë kot vëlla??, A e pe sa pak kanë ik deri tani. Iku kjo punë, për kyt çështje të rruajnë k***n… O vëlla jo aq shumë. A e pe sa pak kanë shkuar për tan atë dallgë, e ka pastru Xhevi…”.
Z. Bajri: “…po thashë të krym, vari lesht të paktën na bajn biografinë e mirë, se më tha për punë të vllasë jo kështu jo ashtu…e di ma vlla por thashë ta kryen dhe aj kurv fill e mos të na zgjasin kyt histori…”.
Z. Gjoka: …nuk ka ca zgjat ma ai, nejse hap sytë ca sillet…”.
Z. Bajri: “…tash po pres dhe nja 3 ditë për punë të Tiranës…nuk bahet fjalë nuk dal hiq a don nej aparaturë me ta porosit si morra unë…?”
Z. Gjoka: “Për ça është ajo aparatura, me blloku valt?”
Z. Bajri: “…për valë se është e mirë, për ku flet me kën nej makinë ambjentale nuk ka përgjime…”.
Z. Gjoka: “…e kam një të madhe…”.
Komunikimet telegrafike z. Bajri i rifillon sërish me prokuroin Lita.
Z. Bajri: “…Po e kam veç ditë të enjte apo dy herë në javë, se kur dal me ta, kom me dalë me 5 makina… të paktën lenë një herë në javë…të shkoj vetëm të Enjten pra…”
Prokurori Lita: “…ke dy herë, por ti shko vetëm të enjten ose të hënën… ok…”.
Z. Bajri: “…a kam naj gjyq, ça më tha avokati…”.
Prokurori Lita: “…hahahah, jam që në mëngjes tu marë me këtë punë, me avokat e me gjithë miletin…”.
Z. Bajri: “…E di edi, por ty ta kam lanë në dorë…”.
Në një tjetër komunikim telegrafik ata zhvillojnë bashkëbisedimin me përmbajtjen e mëposhtëme:
Z. Bajri: “…A fole me të, që të krym punë e ti jap ato…?”.
Prokurori Lita: “…kam dashtë me i pregatit që të mos dështojmë, jam marrë me avokatin…”.
Z. Bajri: “…po e di, të kam shok e mik dhe nuk ta harroj, inshallah nuk bahesh për mu se si me kën për vëllanë tem eci…”.
Prokrori Lita: “…desha ta mbyll unë se mund të transferohem, e ngel pastaj e nuk ta bën kush…problem është më shumë te ai që është në Itali se ai ka bërë aplikimin, se ty pot ë kaloj, nuk është punë telefoni duhet me dhënë deklarim të shikojë mundësinë të vijë…”.
Z. Bajri: “…po nesër po të mer aj ty dhe po ja pres biletën e të vij, për punë të vllasë po vjen ai se më thanë kam fol me ty në telefon…”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments