top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA ”SHELL” NIS NË TETOR TESTIMIN E TERRENIT NËNTOKËSOR PËR ZBULIMIN E NAFTËS 6 KM NËNTOKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 23, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kompania hollandeze “SHELL” do të nisë në muajin tetor testimin për zbulimin e naftës që mendohet se gjendet në thellësinë prej gjashtë kilometrash. Në një konferncë entuziaste të mbajtur për shtyp, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku zbuluan për publikun detaje nga kontrata. 1- Kontratat hidrokarbure parashikohet të jetë operative për 30 vjet. 2- Nëse në muajin tetor, kohë kur pritet të nisë faza e testimit dhe njëkohësisht të dalin rezultatet e para, atëherë, menjëherë do të nisë investimi financiar, i cili llogaritet nga tre deri në shtatë miliardë €. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi se, është dakordësuar, që: “Sa i takon produktit është një e ardhur që zgjat 25 - 30 vite. Pasi kontratat janë operative 25 vite, me të drejtë shtyrje 5 vite të tjera, pra 30 vite kanë të bëjnë me rentën minerare. Në rastin e këtyre kontratave është dakordësuar që të jetë 10% renta minerare mbi produktin. Tatim fitimi është në masën 50% i dakordësuar. Nga ana tjetër bonusi i prodhimit do të jetë: 1- 250 mijë $ me prodhimin e fuçisë së parë. 2- 750 mijë $ kur prodhimi të arrijë në 15 mijë fuçi. 1.5 milionë $ kur prodhimi të arrijë në 30 mijë fuçi në ditë. Më e rëndësishme për qeverinë, është granti i faktorit R, që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate.

Çfarë pritet nga prodhimi? Është rënë dakord me kompaninë që të mos deklarohen skenarët që ata kanë marrë për bazë.


Nga momenti që kemi nisur punën për ngritjen e një fondi Sovran, do të thotë që nuk janë të ardhura 500 mln euro në vit të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhurat shumë më të larta, që nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por nga fondi sovran siç ka ndodhur me naftën në Norvegji, Arabi Saudite, Azerbajxhan.


Kemi dhe raste të dështimit të fondit sovran të Kanadasë, por ne kemi zgjedhur si partner fondin sovran të Norvegjisë, që konsiderohet si më i suksesshmi që ka nisur me disa miliarda e sot ka triliona.


Ky fond sovran ka nisur me rritjen e pensioneve.


Ne jemi në këto kushte. Fondi sovran nuk ka plan vetëm rritjen e pensioneve, por me injektim në arsim, në shëndetësi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page