KOMPANIA “META”: BASHKIMI EVROPIAN DËSHIRON TË PENALIZOJË KOMPANITË E SUKSESSHME AMERIKANE; PËRDOR STANDARDE TË NDRYSHME PËR KOMPANITË EVROPIANE DHE ATO KINEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 23
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Komisioni i BE-së po përpiqet të penalizojë kompanitë e suksesshme amerikane, duke lejuar kompanitë kineze dhe evropiane të operojnë sipas standardeve të ndryshme.
Nuk është thjesht një gjobë.
Fakti që Komisioni na detyron të ndryshojmë modelin tonë të biznesit është efektivisht i barabartë me vendosjen e një tarife miliarda dollarësh ndaj kompanisë ‘Meta’, duke na detyruar të ofrojmë një nivel më të ulët shërbimi.
Për më tepër, duke kufizuar padrejtësisht reklamat e personalizuara, Komisioni po dëmton edhe bizneset dhe ekonomitë evropiane”, tha z. Joel Kaplan, Shefi i Çështjeve Globale në kompaninë “Meta”, duke iu përgjigjur vendimit të BE-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments