KOMPANIA KINEZE INVESTON 2 MILIARDË $ NË ILLINOIS (AMERIKË) | HAP 2600 VËNDE PUNE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9, 2023
- 1 min read
Guvernatori i Illinois Jay Robert Pritzker në një ngjarje në Çikago në korrik 2020. Ai njoftoi më 8 shtator se Gotion i Kinës do të ndërtojë një fabrikë të baterive të automobilave në shtetin e tij. © Reuters.

Ilinois, Amerikë | Gotion High-tech e Kinës do të ngrejë një fabrikë të prodhimit të baterive të litiumit të automjeteve elektrike (EV), me vlerë 2 miliardë dollarë, në Manteno, Illinois, që do të krijojë rreth 2600 vende të reja pune, tha të premten zyra e guvernatorit të shtetit.
Prodhuesit globalë të baterive EV, dhe prodhuesit e automjeteve, kanë vështruar tregun e Amerikës së Veriut për ngritjen e fabrikave të reja prodhuese, pasi ata kërkojnë të diversifikojnë zinxhirët e furnizimit, dhe të tërheqin stimuj sipas Aktit të Reduktimit të Inflacionit.
“Teknologjia e baterive të Gotion-it do të ndihmojë në rritjen e lëvizshmërisë elektronike në Amerikën e Veriut, dhe shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha shefi i Gotionit, Li Zhen.
Gotion do të kualifikohet për të marrë përfitime tatimore në një total prej 213 milionë dollarësh, gjatë 30 viteve, dhe gjithashtu do të marrë 125 milionë dollarë financim kapital, nga paketa stimuluese e shtetit të SHBA-së për Reimagining Energy and Vehicles.
Ulja e taksës së pronës për Gotion për 30 vjet u miratua gjithashtu nga autoritetet vendore.
Pasi të përfundojë, objekti në Manteno pritet të prodhojë 10 GWh bateri litium-jon dhe 40 GWh bateri litium-jon, sipas deklaratës. Fabrika pritet të fillojë prodhimin në vitin 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments