top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA E TURIZMIT HAPËSINOR “BLUE ORIGIN” AKUZOHET SE NDOT ATMOSFERËN ME GAZ METAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

ree

Teksas, Amerikë | Blue Origin, kompania e turizmit hapësinor, e z. Xhef Bezos (Jeff Bezos), po shkakton një trazim metani. Një objekt në Teksasin Perëndimor ka lëshuar aq shumë gaz metan gjatë testeve të raketave, saqë emetimet po shihen nga hapësira- e thënë kjo sipas entitetit mediatik Bloomberg. Carbon Mapper, një organizatë jofitimprurëse që zbulon emetimet e gazeve serrë në nivel global, bëri zbulimin befasues në muajin qershor, duke përdorur të dhëna nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Niveli i vlerësuar në 1.5 tonë metrikë në orë, buron nga objekti i Blue Origin. Emetimet, kryesisht nga gazi natyror i lëngshëm, për lëvizjen e raketave, thuhet se janë brenda normave. Megjithatë, ndikimi i metanit në ndryshimet klimatike mbetet një shqetësim.

Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox





 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page