KOMISIONI I BASHKIMIT EVROPIAN: FONDET PËR KIEVIN DO TË DUHET TË GJENDEN NGA ASETET E NGRIRA RUSE OSE NGA NJË KREDI E PËRBASHKËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ka dhe do të ketë negociata intensive në ditët në vijim. Ne riafirmojmë qëndrimin tonë.
Ekzistojnë dy zgjidhje për të financuar Ukrainën.
Njëra është një kredi e përbashkët kundrejt një marzhi buxhetor.
Tjetra mbështetet në asetet ruse të bllokuara brenda juridiksionit të Bashkimit Evropian.
Për ta mbështetur këtë, ne kemi paraqitur gjashtë akte ligjore për të përshpejtuar procedurat”.
Kështu tha z. Olof Gill, zëdhënës i Komisionit, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me dokumentin, të nënshkruar nga Italia, Malta, Bullgaria dhe Belgjika, i cili, i bën thirrje ekzekutivit të Bashkimit Evropian të gjejë zgjidhje alternative përtej përdorimit të aseteve ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments