top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI EVROPIAN: 120 MILIONË € GJOBË PËR PLATFORMËN SOCIALE VIRTUALE IKS (X); KA SHKELUR AKTIN E SHËRBIMEVE DIXHITALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 2 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian ka vendosur një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës së mediave sociale Iks (X), në pronësi të z. Illn Mask (Elon Musk).


Komisioni Evropian e njoftoi gjobën në një njoftim për shtyp.


Gjoba u vendos për shkelje të detyrimeve të transparencës sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA).


Komisioni i Bashkimit Evropian beson se përdorimi i shenjës blu nga platforma Iks (X) për llogaritë e verifikuara është akt mashtrues ndaj përdoruesve, sepse kushdo mund të paguajë për të marrë statusin e verifikuar pa bërë kompania ndonjë përcaktim kuptimplotë se kush qëndron pas llogarisë, duke e bërë kështu të vështirë për përdoruesit të vlerësojnë vërtetësinë e llogarive dhe përmbajtjes me të cilën bashkëveprojnë.


Për më tepër, arkivi i reklamave të platformës Iks (X) nuk i përmbush kërkesat e transparencës dhe aksesueshmërisë së DSA-së sepse Iks (X) përfshin karakteristika të projektimit dhe pengesa në akses, të tilla si vonesa të tepërta në përpunim, të cilat, dëmtojnë qëllimin e arkivave të reklamave.


Së fundmi, platforma nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj për t'u ofruar studiuesve akses në të dhënat publike të platformës.


Për shembull, kushtet e shërbimit të platformës Iks (X) i ndalojnë studiuesit e përshtatshëm të hyjnë në mënyrë të pavarur në të dhënat e saj publike, duke përfshirë edhe përmes mbledhjes së të dhënave.


Për më tepër, procedurat e saj për t'u dhënë studiuesve akses në të dhënat publike vendosin pengesa të panevojshme, duke minuar në mënyrë efektive kërkimin mbi disa rreziqe sistemike në Bashkimin Evropian, thuhet në deklaratë.


Mashtrimi i përdoruesve me shenja blu, errësimi i informacionit mbi reklamat dhe përjashtimi i studiuesve nuk lejohet në internet në Bashkimin Evropian.


… DSA mbron përdoruesit. DSA u jep studiuesve mundësinë për të zbuluar kërcënime të mundshme. DSA rikthen besimin në mjedisin online.


Me vendimin e parë të mospërputhjes së DSA-së, ne e mbajmë platformën sociale Iks (X) përgjegjës për minimin e të drejtave të përdoruesve dhe shmangien e përgjegjësive të saj”.


Kështu tha Zëvendëspresidentja Ekzekutive për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page