KOMISIONERJA EUROPIANE MARTA KOS: SHQIPËRIA MUND TË BËHET ANËTARE E BASHKIMIT EVROPIAN EDHE PARA VITIT 2030.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në 2030-ën, por ndoshta edhe më herët”.
Kështu tha Komisionerja europiane Marta Kos në Këshillin Atlantik - kur u pyet për perspektivën e zgjerimit të bllokut europian me anëtarë të rinj.
“Kemi dy vende në krye të garës; Mali i Zi, i cili shpreson të mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të këtij viti, dhe Shqipëria, e cila, ka shprehur vendosmërinë për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit të ardhshëm.
Së pari, është e mundur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian.
Është gjithashtu e mundur që Shqipëria të bëhet anëtare deri në vitin 2030, ose edhe më herët”, tha ajo.
“Ose je anëtar dhe ke të gjitha të drejtat, ose nuk je anëtar dhe nuk i ke ato të drejta.
Sigurisht që e kuptoj këtë letër nga Vuçiç dhe Rama, në kuptimin që nëse Bashkimi Evropian do të ketë vështirësi për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të gatshëm të pranonin diçka më pak.
Kjo është zgjedhja e tyre, të cilën unë nuk e mbështes, sepse roli im është të ndihmoj këto vende që të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Evropian”, shtoi ajo më tej.
Ajo tha se rregulli i thjeshtë është se nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments