KOMISIONERJA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR ZGJERIMIN MARTA KOS: DELEGACIONI I BE-së NË KIEV I DËMTUAR NGA SULMET RUSE; I DËNOJ FUQIMISHT KËTO SULME BRUTALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Delegacioni i BE-së në Kiev u dëmtua nga sulmet e sotme ruse në zonat civile.
I dënoj fuqimisht këto sulme brutale, një shenjë e qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin.
Solidariteti ynë i plotë shkon për stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po vuajnë nga ky agresion”.
Kjo u shkrua në rrjetin social virtual Iks (X) nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments