TIRANË | KOMISIONERJA E ZGJERIMIT MARTA KOS PARALAJMËROI KOSOVËN DHE BOSNJE HERCEGOVINËN TË ECIN PËRPARA SË BASHKU DREJT BASHKIMIT EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 minutes ago
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | “Bashkimi Evropian dëshiron që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara së bashku drejt Bashkimit Evropian dhe të sigurohen që askush të mos mbetet prapa në axhendën e reformave”.
Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, e cila, i qortoi Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, duke besuar se ato kanë ngecur në përparimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Duke folur sot në samitin me temë: “Plani i Rritjes, Rruga Jonë drejt Bashkimit Evropian”, të organizuar në Tiranë së bashku me kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, Komisonerja Kos tha se:
1- “Kemi shumë për të festuar por duhet të jemi edhe të sinqertë; dy nga gjashtë vendet nuk kanë filluar ende të miratojnë reformat.
Dy vendet me performancën më të mirë (Shqipëria dhe Mali i Zi, shënim redaksional) kanë miratuar afërsisht 50 përqind të reformave të dakorduara, dhe këtu shohim një lidhje të qartë midis progresit në procesin e pranimit dhe zbatimit të Axhendës.
Sa i përket fondeve të lëshuara, ne jemi ende nën 10 përqind të shumës totale.
Prandaj, ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë kolektivisht”.
Samiti u organizua dhe u prit në Pallatin e Brigadave në Tiranë nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, i cili, kërkoi të shqyrtonte progresin e Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dy vjet pas miratimit të instrumentit prej 6 miliardë eurosh në grante dhe kredi koncesionare.
“Ne nuk po lutemi të bashkohemi me Bashkimin Evropian.
Ne po demonstrojmë se jemi gjithnjë e më të gatshëm çdo ditë”, tha Kryeministri Rama, duke vënë në dukje se Shqipëria ka miratuar 618 masa reformash, me 414 milionë euro të disbursuara tashmë, që mbulojnë financat publike, sundimin e ligjit, energjinë, transformimin dixhital dhe investimet.
“Ne do të vazhdojmë të shtyjmë që Ballkani Perëndimor të bashkohet me Bashkimin Evropian jo si mysafirë, por si kontribues në sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e saj, sepse nuk ka Evropë më të fortë me një rajon të dobët të Ballkanit brenda saj”, tha Kryeministri Rama.
“Zgjerimi – tha Komisionerja Kos - do të thotë kosto më të ulëta transaksionesh falë integrimit në Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA), tarifa të reduktuara të roaming-ut, infrastrukturë e përmirësuar e transportit dhe inovacion dixhital, duke përshpejtuar integrimin ekonomik rajonal dhe integrimin me vendet e Bashkimit Evropian”.
Periudha njëvjeçare e mospagimit për reformat e paplotësuara në ciklin e dytë të raportimit skadon në muajin qershor.
“Gati 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja janë në rrezik”, vuri në dukje Komisionerja Kos.
Po shohim mungesë progresi në integrimin ekonomik rajonal. Kjo përkthehet në rritje më të ulët ekonomike.
“Një treg i plotë i përbashkët rajonal do t'i rriste ekonomitë tuaja me 10 përqind, por mungesa e progresit gjithashtu rrezikon të kompromentojë aksesin në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian për ata që bllokojnë vendimet që do të përfitonin të gjithë”, theksoi ajo.
“Për këtë arsye, është e nevojshme të përshpejtohet axhenda e reformave, e cila, përgatit ekonomitë tuaja për tregun e vetëm evropian dhe të vazhdohet në rrugën e nxitjes së investimeve të huaja sepse është thelbësore që konvergjenca juaj ekonomike me vendet e Bashkimit Evropian të bëhet realitet”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments