KOMISIONERJA E PUNËVE TË BRENDSHME ILVA (YLVA) JOHANSSON: MARRËVESHJA ITALI-SHQIPËRI NUK MË SHQETËSON ASPAK | AGJENCITË E OKB-SË JANË TË PËRFSHIRA: QENDRAT E RIATDHESIMIT JANË DIÇKA TJETËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 21, 2024
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Protokolli Itali-Shqipëri për menaxhimin e migracionit nuk më shqetëson aspak”, tha komisionerja e Punëve të Brendshme Ilva (Ylva) Johansson, gjatë një interviste me një grup agjencish ndërkombëtare.
Komisionerja nënvizoi se kërkesat për azil bëhen në bazë të ligjit italian dhe se si Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ashtu edhe agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) janë përfshirë për të mbikëqyrur qendrat.
“Qendrat e riatdhesimit janë një gjë tjetër dhe tani për tani nuk ka asgjë konkrete”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments