top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMANDA JUGORE E SHBA-ës NJOFTOI HYRJEN E AEROPLANMBAJTËSES “USS GERALD R. FORD” NË DETIN E KARAIBEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Komanda Jugore e ShBA-ës (SOUTHCOM) njoftoi se aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, e shoqëruar nga eskorta avionësh detarë, ka hyrë në Detin e Karaibeve për të kryer operacione kundër krimit të organizuar transnacional dhe narkoterrorizmit.


Përmes angazhimit tonë të paepur dhe përdorimit të synuar të forcave tona, ne jemi të përgatitur të luftojmë kërcënimet transnacionale që synojnë të destabilizojnë rajonin tonë”, tha në një deklaratë Admirali Alvin Holsei (Holsey), komandant i SOUTHCOM-it.


Vendosja e grupit të betejës së aeroplanmbajtëses ‘USS Gerald R. Ford’ përfaqëson një hap kritik në forcimin e vendosmërisë sonë për të mbrojtur sigurinë e Hemisferës Perëndimore dhe sigurinë e atdheut tonë”, shtoi ai.


Hyrja në Karaibe e “USS Gerald R. Ford”, e shoqëruar nga avionë të tjerë detarë, është pjesë e strategjisë që Shtëpia e Bardhë ka ndjekur që nga fillimi i shtatorit, me vendosjen e burimeve ushtarake për të luftuar narko-terroristët (Ministria e Mbrojtjes e ShBA-ës raporton të paktën 80 trafikantë të vrarë).


Këto manovra janë interpretuar gjerësisht si një formë presioni ndaj diktatorit Nikolas (Nicolas) Maduro për të dhënë dorëheqjen si udhëheqës i Venezuelës, megjithëse raportet e medias përshkruajnë një debat të ashpër brenda administratës Tramp (Trump) mbi masat që duhen marrë në Karakas.


Së fundmi, Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) tha se kishte vendosur se si ta trajtonte çështjen, por ende nuk mund ta zbulonte atë.


Diktatori Maduro denoncoi kërcënimet ndaj sovranitetit, duke akuzuar si opozitën e brendshme ashtu edhe vendet e Karaibeve, të cilat, po bien dakord për ushtrime të përbashkëta me Uashingtonin, për bashkëpunim dhe njoftoi mobilizime të përhershme të forcave të sigurisë dhe mbrojtjes.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page