KOLUMBI | SHKOI NË 14 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMI ME BOMBË; TË PAKTËN 12 VETA U PLAGOSËN; PËRGJEGJËSE PËR SULMIN KONSIDEROHEN FORCAT E ARMATOSURA REVOLUCIONARE TË KOLUMBISË (FARC).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | Numri i të vdekurve nga një shpërthim bombe në anë të rrugës në Kolumbinë jugperëndimore është rritur në të paktën 14, një vend i tronditur nga një seri sulmesh pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Një duzinë personash u plagosën gjithashtu.
Autoritetet fajësuan grupin kryesor disident, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), të cilat, nuk e nënshkruan marrëveshjen e paqes të vitit 2016 dhe e kanë terrorizuar vendin prej kohësh.
Shpërthimi ndodhi në një rrugë në rajonin Kauka (Cauca), një fortesë tradicionale e grupeve të armatosura, dhe dëmtoi më shumë se një duzinë automjetesh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments