KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO TËRHOQI AMBASADORIN NGA EKUADORI NË KUADËR TË TENSIONEVE DIPLOMATIKE MES DY VENDEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 10
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro ka thirrur ambasadoren e tij në Ekuador, María Antonia Velasko (Velasco) Guerrero, me efekt të menjëhershëm, në një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës diplomatike me fqinjin e tij, në sfondin e një lufte tregtare në rritje.
Vendimi vjen pas njoftimit të Kuitos për një tarifë 100% mbi importet kolumbiane, të cilën, Presidenti Petro e quajti një përbindësh.
Kriza është pjesë e një konflikti tregtar që shpërtheu muajt e fundit, kur Ekuadori futi një taksë mbi importet kolumbiane, duke e rritur gradualisht atë në 100% aktualisht, duke argumentuar nevojën për të financuar rritjen e shpenzimeve të sigurisë përgjatë kufirit të përbashkët, i cili, është i mbushur me trafikim të paligjshëm, të cilin, sipas qeverisë së Presidentit Daniel Noboa, Kolumbia nuk po arrin ta adresojë në mënyrë adekuate.
Kolumbia u përgjigj me kundërmasa tarifore dhe madje pezulloi shitjet e energjisë.
Tensionet u përshkallëzuan edhe politikisht pasi Presidenti Petro kërkoi lirimin e ish-Zv/Presidentit ekuadorian Jorge Glas, i ndaluar për korrupsion dhe i përshkruar prej tij si një i burgosur politik, duke shkuar aq larg sa i dha atij shtetësinë kolumbiane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments