top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO: NËSE SHBA-ës NUK E NDRYSHOJNË POLITIKËN E TYRE DO TË KETË REBELIM NË AMERIKËN LATINE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 hours ago
  • 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro tha se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ndryshojnë politikën e tyre ndaj Amerikës Latine, do të ketë një rebelim, duke denoncuar presionin e Uashingtonit dhe përdorimin e shtrëngimit politik.


Në një intervistë me entin mediatik “El Pais”, Presidenti Petro - duke vizituar Barcelonën për të marrë pjesë në Kongresin Global të Progresistëve - pretendoi se disa presidentë në rajon qeverisin nën presion.


Ai përmendi gjithashtu përfshirjen e tij në listën e Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit të Thesarit të ShBA-ës, duke thënë se ky mjet është bërë një mjet politik dhe po përdoret si një mekanizëm zhvatjeje kundër atyre, si ne, që shprehin mendime të ndryshme politike.


Sipas tij, një sistem i tillë e bën të vështirë të hash, të kesh një llogari bankare, të udhëtosh dhe mbart rrezikun e ndjekjes penale ose deportimit në Shtetet e Bashkuara, siç bënë me Maduron.


Ai shtoi më pas se përgjigja e Amerikës Latine ndaj kësaj situate ka qenë gjithmonë rebelimi dhe se kjo do të ndodhë përsëri nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk është në gjendje të rishqyrtojë marrëdhënien e saj me Amerikën Latine.


Pavarësisht këtyre akuzave, ai e përshkroi marrëdhënien e tij me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) si të mirë, me të cilin, tha se kishte folur dy herë kohët e fundit.


Nuk shkova të gjunjëzohesha ose t'i lutesha Uashingtonit”, tha Presidenti Petro - duke pohuar se kishte pasur një dialog midis forcave të ndryshme që e njohin njëra-tjetrën si të barabarta.

 

Në intervistë, Presidenti Petro foli edhe për zgjedhjet e ardhshme kolumbiane, duke shprehur dyshime në lidhje me sistemin zgjedhor dhe duke denoncuar rrezikun e mashtrimit.

 

Ai këmbënguli se gjithmonë ka pasur mashtrim në Kolumbi dhe i quajti zgjedhjet biznes, duke denoncuar financimin politik dhe numërimin e votave të paqarta.

 

Presidenti Petro më në fund pranoi se një humbje për kandidatin e tij Ivan Kapeda (Cepeda) padyshim do të përfaqësonte një humbje vetjake, ndërsa në lidhje me Venezuelën, ai përsëriti se zgjidhja qëndron në zgjedhje të lira dhe heqjen e sanksioneve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page