top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | PRESIDENTI I ZGJEDHUR ABELARDO DE LA ESPRIELLA: SAPO TË MARR DETYRËN MË 7 GUSHT KOLUMBIA DO T'I BASHKOHET “MBUROJËS SË AMERIKAVE”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jun 24
1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti i zgjedhur kolumbian, me bindje të djathta politike, Abelardo De la Espriella, ka njoftuar se, sapo të marrë detyrën më 7 gusht, vendi do t'i bashkohet “Mburojës së Amerikave”, një iniciativë e promovuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), për të koordinuar luftën kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar në rajon.


“Kolumbia nuk do të qeveriset më nga një ekzekutiv që është në përputhje me narkoterrorizmin”, shkroi presidenti i zgjedhur De la Espriella në rrjetin social virtual Iks (X).


Koalicioni, i nisur nga Uashingtoni në muajin mars, bashkon qeveri konservatore si ato të Argjentinës, Kilit, Ekuadorit dhe Salvadorit, ndërsa deri më tani disa vende me qeveri të majta, përfshirë Brazilin, Meksikën por edhe vetë Kolumbinë e para zgjedhjeve presidenciale, kishin mbetur jashtë.


Sipas numërimit paraprak zyrtar, në pritje të rezultateve përfundimtare, pardje kandidati De la Espriella fitoi balotazhin me 49.66% të votave kundrejt 48.7% të kandidatit të krahut të majtë Ivan Kepada (Cepeda).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page