KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO: TARIFAT 100% TË EKUADORIT JANË PËRBINDËSH; DO TË DALIM NGA “KOMUNITETI I ANDEVE” DHE DO TË HYMË NË “MARRËVESHJEN E MERCOSUR”-it.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro e quajti vendimin e Ekuadorit për të rritur tarifat mbi importet nga Kolumbia në 100% një përbindësh, duke njoftuar në mënyrë efektive daljen e vendit nga Komuniteti i Andeve dhe duke i bërë thirrje Ministres së Jashtme Rosa Jolanda Vilavisensio (Yolanda Villavicencio) të ecë drejt bashkimit me Mercosur-in.
Masa e miratuar nga Kuitoja - që hyn në fuqi më 1 maj - shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve tregtare midis dy vendeve të Amerikës së Jugut.
“Kjo është thjesht monstruoze, por shënon fundin e Paktit të Andeve për Kolumbinë. Nuk kemi më asgjë për të bërë atje.
Ministri i Jashtëm duhet të fillojë procesin për anëtarësim të plotë në Mercosur dhe të forcojë shtrirjen e tij në Karaibe dhe Amerikën Qendrore”, shkroi Presidenti Petro në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments