top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | OPOZITA E MAJTË PROTESTOI KUNDËR PËRURIMIT TË PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR ABELARDO DE LA ESPRIELLA; E AKUZOI SE KA SHTETËSI AMERIKANE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 8
1 min read

Bogotë, Kolumbi | Në ditën e përurimit të presidentit të zgjedhur Abelardo de la Espriella, mijëra kundërshtarë dolën në rrugë në disa qytete kolumbiane për të sfiduar legjitimitetin e tij.


Në Kali, Bogotë dhe Barrankija (Barranquilla), lëvizjet shoqërore, sindikatat dhe Pakti Historik i presidentit në largim Gustavo Petro organizuan protesta dhe demonstrata, duke denoncuar gjithashtu vendimin për të zhvendosur ceremoninë e inaugurimit nga kryeqyteti Bogotë në një universitet privat në Kali.


Protestuesit akuzuan presidentin e zgjedhur De la Espriella, qytetar amerikan, se nuk hoqi dorë nga shtetësia e tij e dyfishtë para se të merrte detyrën.


Ish-kandidati rival presidencial Ivan Kepeda (Cepeda) bëri thirrje për rezistencë paqësore kundër qeverisë së re.


Ndërkohë, presidenti Petro u largua nga Kasa (Casa) de Narino në një ceremoni lamtumire, duke falënderuar qytetarët dhe forcat e armatosura dhe duke premtuar se do të kthehej, pas një pauze, për të udhëhequr opozitën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page