top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLERENT BOZHANAJ QËLLOI ME ARMË POLICIN E REPARTIT “SHQIPONJA” EDLIR ALLESHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2023
  • 1 min read

Ish-Kinostudio, Tiranë, Shqipëri | U sulmua me armë zjarri patrulla e Policisë së Shtetit, konkretisht, ajo e repartit policor “Shqiponja”. Patrulla ka qenë në ndekje të një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por, u përball me reagim kriminal prej tij, të cilin, ai e manifestoi duke hapur zjarr ndaj saj. Për pasojë mbeti i plagosur punonjësi i Policisë së Shtetit Edlir Alleshi, i cili, është qëlluar me dy plumba. Ai është dërguar me urgjencë te Spitali i Plagës (Traumës), dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por, po i nënshtrohet një operacioni Akti kriminal në fjalë ka ndodhur te spitali i Pediatrisë. Dorasi quhet Klerent Bozhanaj, dhe ka mundur të largohet. Në ndjekje të tij janë vënë një numër i madh forcash të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për një individ rreth 180 cm. Ai ishte i veshur me patallona të zeza, dhe bluzë me ngjyrë gri. Në kokë ka pasur një kapele. Konstruktin e ka të dobët. I moshës 37 deri në 42 vjeç. Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe në të gjithë zonën, dhe po kërkon për autorin. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page