KLASA POLITIKE SUNDUESE SABOTOI MARSHIMIN QYTETAR DUKE INFILTRUAR AGJENTËT E SAJ TË CILËT KËRKUAN DORËHEQJE QEVERITARËSH POR NUK KËRKUAN ARRESTIMIN E TYRE SI SHKAKTARË TË VRASJES SË MARTIN NJOMZAKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 23, 2024
- 4 min read

Tiranë, Shqipëri | Në Shqipëriçkën palo-demokratike me brekë nëpër këmbë, marshimet (të cilat çuditërisht nga goret dhe nga bushtrat e agjitpropit qeveritar dhe gjoja opozitar emërtohen protesta) edhe atëhere kur bëhen qytetare (apo siç i thonë në gjuhë të huaj civile), në funksion të ngritjes së zërit ndaj ngjarjeve që trondisin shoqërinë, janë të sabotuara që në embrion, janë si puna e atyre mollëve që duken të bukura nga jashtë, por brenda e kanë krimbin sa një derr.
Kjo ndodhi edhe sot, kur gjatë marshimit për vrasjen e Martin njomzakut u bënë thirrje për dorëheqje qeveritarësh.
Marshuesit dhe folësit publikë krejt të kundërtën do të duhet të kishin kërkuar, por ata nuk e kërkuan, sepse ata\ato ishin dhe mbeten agjentë të infiltruar nga klasa politike sunduese gjakpirëse në marshimin qytetar.
Konkretisht, nqs nuk do të kishin statusin e lartparashtruar, ata do të duhej të kishin kërkuar arrestime në flagrancë të funksionarëve publikë.
Nuk mundet që vrasja e Martin njomzakut t’i faturohet si akt ekskluziv kriminal një tjetër mituraku, pavarsisht faktit se ai është doras, të cilin, qeveritarët dhe veglat e tyre qorre njëpërdorimshe e shumëpërdorimshe në pushtetin gjyqësor dhe në atë mediatik duan me çdo kusht ta bëjnë kokë turku.
Nuk mundet kurrësesi që një miturak të vrasë një tjetër miturak, pa u krijuar më parë kushtet dhe rrethanat për ngritjen e skenës së krimit fillimisht nga ata që ushtrojnë funksione administrative apo policore në territorin ku ngjau akti kriminal.
Në vrasjen e Martinit njomzakut kanë marrë pjesë me statusin e bashkëpunëtorëve të jashtëm një mori subjektesh pushtetushtrues, konkretisht:
1- Prindërit e dorasit, që me indiferencën ose padijen apo pamundësinë a paaftësinë e tyre intelektuale nuk kanë qenë të zotë ta edukonin birin e tyre për t’u bërë qytetar i denjë i kësaj shoqërie.
2- Mësuesi kujdestar, i cili, nuk ka qenë në gjendje të kontrollonte, diktonte, verifikonte dhe të raportonte kobin që i rrinte mbi krye Martin njomzakut tash e disa kohë.
3- Drejtori i shkollës, i cili, si autoriteti më i lartë në shkollë do të duhet që të kishte informacion mbi konfliket e nxënësve dhe t’i raportonte ato në strukturat policore e gjyqësore.
4- Një lloj subjekti i quajtur oficeri i sigurisë, i cili, nuk ka kryer detyrat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, me qëllim që të parandalonte aktin e vrasjes së Martin njomzakut.
5- Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Tiranës, i cili, nuk ka ka ushtruar detyrat e tij, në kuptimin që të urdhëronte inspektime në shkollën ku ngjau hataja ndaj Martin njomzakut, inspektime që padiskutim do të kishin nxjerrë në dritë situatën katastrofike ku gjendet shkolla vendkrimi.
6- Ministri i Arsimit, i cili, nuk ka kontroll mbi subjektet që do të duhet të kenë nën kontroll shkollat publike laike, për shkak se ato subjekte janë qendra pushteti zgjedhor, dhe si të tilla, menaxhojnë votat në territoret e tyre, dhe kësisoj, nuk pjerdhin as për ministrin e Arsimit e as për kryeministrin, të cilëve, ua lëkundin karriget sa herë të duan (mjafton të kujtohet rasti i Durrësit për të kuptuar se kush i emëron deputetët e partisë në pushtet, kriminelët e thekur, të regjur me vaj e me uthull, vendosin se kush do bëhet deputet, lëre më pastaj drejtor i drejtorisë arsimore).
7- Specialisti i Policisë së Zonës (SPZ), i cili, nuk ka nën kontroll territorin ku gjendet shkolla vendkrimi.
8- Shefi i Komisariati që mbulon zonën ku gjendet shkolla vendkrimi, cili, si autoriteti më i lartë policor me kompetenca të plota lëndore dhe tokësore nuk ka përmbushur detyrat që i burojnë nga statusi i tij, për të krijuar siguri dhe rend në vendin ku gjendet shkolla vendkrimi.
9- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, i cili, ka përgjegjësi penale sepse nuk ka garantuar rendin dhe sigurinë publike në zonën ku gjendet shkolla vendkrimi edhe pse ka nën hyqëm mbi 1000 policë.
10- Ministri i Brendshëm, i cili, nuk ka kërkuar llogari dhe nuk ka investuar të tjera autoritete shtetërore kundër autoriteteve policore vendore, për t’i vendosur përpara përgjegjësisë penale, për gjendjen katastrofike në të cilën gjenden sot për sot shkollat publike laike, ku gëlon dhuna verbale, dhuna fizike, dhuna seksuale, duhani, alkooli, drogërat, thikat, levat, dorezat metalike të boksit, për të mos thënë edhe armët e zjarrit.
Si individ, që prej vitesh të tëra kam luftuar institucionalisht agjenturën e krimit ordiner (duke filluar nga halabakët e rrugës e gjer te krerët e krimit të organizuar), u bëj thirrje prindërve të Martin njomzakut që hetimet penale të karakterit paraprak për vrasjen e birit të tyre të shtrenjtë të mos ia lenë në dorë Prokurorisë së Tiranës, por, të kërkojnë që ato t’i delegohen për kompetencë lëndore dhe tokësore Prokurorisë së Posaçme, pasi, vrasja e birit të tyre, në radhë të parë, është produkt i neglizhencës dhe i shpërdorimit të detyrave nga ata që pikësëpari do të duhej që birit të tyre t’i garantonin siguri për jetën në shkollë dhe jashtë saj, detyra të cilat ata nuk i përmbushën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments