top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLASA POLITIKE SUNDUESE I OFRON SHOQËRISË KUMAR, DROGË, PROSTITUCION, KRIM DHE SHTHURJE MORALE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Sep 18, 2023
3 min read

Redaksionale | Tiranë, Shqipëri | Projektligji i qeverisë aktuale, i cili, synon rikëthimin e lojrave të fatit online, rikëthimin e vesit, të shkatërrimit ekonomik, dhe të tragjedive në familjet shqiptare, u miratua sot, në të ashtuquajturin Komisioni i Ligjeve.


Miratimi u krye mbështetur mbi votat e shumicës politike në pushtet.


Deputetët e të dy krahëve politikë, inskenuan një teatër të pështirë, ku gjoja debatonin me argumenta pro dhe kundër.


Tashmë, klasa politike sunduese gjakpirëse, u shtoi familjeve shqiptare edhe një taksë të fshehtë, Taksën e Kumarit, nga vjelja e së cilës, do të përfitojë ekskluzivisht vetëm ajo, ashtu siç po përfiton nga një tjetër taksë e fshehtë, që u kanë vendosur shqiptarëve në kurriz tash e dhjetë (10) vjet, të njohur si Taksa e Drogës.


Kjo taksë e fshehtë filloi të aplikohet mbi familjet shqiptare duke kanabizuar shoqërinë, duke e drogëzuar shoqërinë gjer në dejet e saj më të imta, duke e shpërndarë drogën në çdo skaj të banuar, në çdo lagje fshati e qyteti, në çdo shkollë të lartë, të mesme dhe të ulët (vetëm fëmijët e çerdheve hamendësohet se kanë shpëtuar pa rënë në kontakt me drogën), taksë e cila pas dhjetë (10) vjet e kusur vitesh aplikimi, ka krijuar një shtresë narkomanësh prej afro dyqind mijë (200000) mijë personash, të cilët, duan drogë në mënyrë të përherëshme, të përditëshme, të cilët, ndryshe nga besimtarët që luten me shprehjen: o Zot, falna bukën e përditshme, luten me shprehjen: o Zot, falna drogën e përditëshme.


Kjo kërkesë e garantuar, dhe tejet e stabilizuar për konsum droge, fut çdo vit në xhepat e klasës politike sunduese gjakpirëse miliona dollarë (natyrisht, që ajo ka ngarkuar me detyrë veglën e saj qorre, mashën e saj shumëpërdorimshe, agjenturën e krimit ordiener, vendore dhe të huaj, për ta përmbyllur me sukses këtë operacion delikat dhe super fitimprurës, ndësa vetë merret me gam-gamisje dhe dërrdëllisje në mjetet e informimit publik, ku bën propagandë se droga po luftohet në mënyrën më të ashpër të mundshme, dhe se tregtarëve të drogës po u bëhet jeta ferr, nga procedimet, ndjekjet dhe dënimet penale). Pordhë me rigon!


Por jo vetëm, ajo, si thithlopë e panginjur me gjak shqiptarësh, tashmë kërkon që të fusë në xhepat e saj miliona dollarë të tjerë, por, këtë radhë nëpërmjet kumarit (i cili, ka hedhur rrënjë të thella në shoqërinë shqiptare, kryesisht tek shtresat e varfëra materialisht dhe intelektualisht të saj, të cilat, tek kumari shohin një fije shprese për të dalë nga mjerimi dhe nga honet e thella të mizeries ekonomike ku i ka nemisur fati, paaftësia, padituria, frika për rebelim ndaj atyre që i mbajnë të shtypur, etj, por, krejt e kundërta u ndodh, u shpartallohet edhe ajo pak ekonomi që kanë, duke shtuar numrin e divorceve, të dhunës në familje, të vrasjeve dhe të vetëvrasjeve).


Rikëthimi i ligjshmërisë së kumarit vjen pas afro pesë vitesh, pasi shumica politike në pushtet, miratoi me bujë një ligj për ndalimin e kumarit, por ky ndalim, sipas zv/ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, ka krijuar kushtet që kumari të funksiononte në mënyrë informale.


Qëllimi është për ta formalizuar, për ta taksuar”, u tha ajo kolegëve deputetë në Komisionin e Ligjeve.


Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online, dhënien e së drejtës për ta ushtruar këtë aktivitet vetëm për 10 operatorë (10 zarë të klasës politike sunduese gjakpirëse), dhe përzgjedhjen e tyre nëpërmjet një komisioni të veçantë shtetëror. Disa pseudo-politikanë, ca fytyra të zgjebosura të skenës politike, shto këtu edhe ca kone, bushtra dhe zagarë me status prej analistësh, e argumentojnë ligjërimin e kumarit me pretendimin se kumari nuk u arrit të ndalohej në kohën e diktaturës titisto-staliniste, e jo më sot, kur shtetit shqiptar i kanë rënë brekët në fund të këmbëve. Sipas kësaj llogjike çalamane, tejet kriminale, dhe anti-shqiptare sa nuk ka ku të vejë më, duhen ligjëruar edhe krimet ordinere, vrasjet, vjedhjet, përdhunimet, e turli farësoj veprash të dënueshme penalisht e moralisht, dhe kjo sepse shteti ka qenë dhe është i paaftë për t’i parandaluar këto krime, gjatë ekzistencës së tij, 100 e më shumë vjeçare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page