top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KLANI DUKA DHE DURIM BAMI FORMUAN ALEANCË PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 18, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dokumentuar se z. Ervis Martinaj ka qenë objektivi kryesor për t’u vrarë, nga një aleance e lidhur midis dy grupeve kriminale armike me të.

 

Organi i akuzës sqaron se z. Durim Bami nga Nikla ka bashkuar forcat me klanin Duka të drejtuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, për të eliminuar ish-bosin e lojërave të fatit.

 

Grupi i Fushë-Krujës me në krye z. Durim Bami, me ndihmën e klanit Duka dhe të z. Fatmir Hyseni nga Vlora ka dashur të eliminojë përveç z. Ervis Martinaj edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka.

 

“Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka.

 

Grupi kriminal i drejtuar nga z. Durim Bami bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit z. Leonard Duka dhe z. Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e z. Ervis Martinaj dhe të shtetasit Arben Ndoka dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

 

Në krahun tjetër nuk ka qëndruar pa vepruar as z. Ervis Martinaj, i cili sipas SPAK kishte lidhur aleancë me grupin kriminal me bazë në Lezhë, që drejtohej nga z. Arben Ndoka dhe në bashkëpunim edhe me Avdylajt në Shijak synonin të ekzekutonin z. Durim Bami dhe z. Fatmir Hyseni, pasi ai akuzohej për vrasjen e krahut të djathtë të ish-bosit të lojërave të fatit, policit Santiago Malko.

 

Për të realizuar këto atentate në ndihmë të z. Martinaj - sipas akuzës - i kanë ardhur edhe anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Emiljano Shullazi, i cili gjendej në paraburgim.

 

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka.

 

Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit.

 

Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

 

Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale z. Ervis Martinaj, kontakton z. V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e z. Fatmir Hyseni.

 

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara z. Ervis Martinaj dhe z. Arben Ndoka, vijnë edhe z. Emiljano Shullazi dhe z. Astrit Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë z. Ervis Martinaj dhe z. Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e z. Durim Bami. etj.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page