top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA PO SHTON PRESIONIN MBI TAJVANIN (MUNDËSUAR NGA DOBËSIA DHE LËKUNDJET E TRAMPIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 5 min read
ree

Nga z. Simon Tisdall.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Padituria e plotë, e ushqyer nga qëllimet dashakeqe, paragjykimet historike dhe moskuptimi i ndërsjellë, janë shpesh shkëndija vendimtare që ndez konfliktet ndërkombëtare që vlojnë.


Nëse Adolf Hitleri - shumë i padijshëm ndaj ShBA-ës - do ta kishte kuptuar vërtet fuqinë industriale amerikane, a do të kishte bërë atë shpallje fatale lufte ndaj Uashingtonit në vitin 1941?


Kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin në vitin 1979, duket qartë se nuk kishte asnjë ide se në çfarë po futej.


Humbja poshtëruese kontribuoi ndjeshëm në shpërbërjen e mëvonshme të vendit.


Në vitin 1990, Sadam Huseini i Irakut sulmoi Kuvajtin, i bindur se kishte një “dritë të gjelbër” nga Shtëpia e Bardhë.


Në të gjitha këto raste, marrëzia pati gjykime të gabuara katastrofale që rezultuan të jenë fatale.


Marrëdhëniet përçarëse të Kinës me demokracitë perëndimore vuajnë nga verbëritë e ngjashme të rrezikshme.


Botimi i fundit në mediat shtetërore i artikujve “shpjegues”, me sa duket i synuar për të dhënë siguri rreth së ardhmes së Tajvanit nën sundimin kinez, e përfaqëson këtë mungesë njohjeje të ndërsjellë - deri në nivel komik.


Kur (jo nëse) Kina merr kontrollin, “patriotët” e verifikuar do të qeverisin Tajvanin nën një regjim të miratuar nga Pekini, i modeluar sipas Hong-Kongut, thuhej në artikuj.


Si? Nga këndvështrimi i Taipeit dhe Perëndimit, Hong-Kongu është tregim paralajmërues për shtypje të tmerrshme, ligje brutale sigurie, censurë - dhe premtime të thyera kineze që nga dorëzimi i vitit 1997 nga Britania e Madhe.


Sa e habitshme është që edhe burokrati më i indoktrinuar komunist mund të mendojë se qytetarët e Tajvanit, të cilët, çmojnë demokracinë dhe pavarësinë de-fakto të tyre, do ta ndiqnin me vullnet këtë rrugë.


Për të siguruar paqe dhe mirëqenie, separatistët do të shtypeshin, deklaruan me gëzim mediat shtetërore.


Është e qartë - Pekini thjesht nuk e kupton.


Rrethimi i pamëshirshëm i Kinës ndaj Tajvanit, tradicionalisht i mbështetur nga ShBA-ës, ka kaluar përtej presionit të thjeshtë ushtarak (edhe pse ai po rritet).


Përpjekjet për të zbatuar izolimin ekonomik dhe diplomatik të ishullit - dhe për të përmbysur qeverinë e tij të zgjedhur, properëndimore - plotësohen nga spiunazhi, sabotazhi kibernetik, mbikëqyrja masive dhe gënjeshtra, teoritë konspirative dhe dezinformimi idiotik.


Duke shpallur një rritje prej 40 miliardë dollarësh në shpenzimet për mbrojtje, javën e kaluar, presidenti i Tajvanit, Lai Çing (Ching)-te, paralajmëroi se kërcënimi për aneksim po “intensifikohet”.


Në një jehonë të Ukrainës, e cila, përballet me presione të ngjashme nga Rusia dhe po ashtu është e pasigurt për mbështetjen e ShBA-ës, Lai tha se skenari më shqetësues ishte ai që tajvanezët e nëpërkëmbur thjesht të dorëzoheshin.


Zgjedhja e parë e udhëheqësit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) është të fitojë pa një luftë shkatërruese dhe të paparashikueshme”, shkroi analisti Holl Brends (Hal Brands).


Metoda e tij është gjithëpërfshirëse, një përshkallëzim i qëndrueshëm i detyrimit ... Kjo është ‘strategji klasike anakonde’, e menduar për ta shtrënguar vazhdimisht derisa Tajvani të dorëzohet. Sipas kësaj logjike, izolimi dhe demoralizimi përfundimisht do të prodhojnë kapitullim”.


Sh-ja (Xi) do të përdorte gjithsesi forcën ushtarake, nëse detyrimi dështon, parashikoi Brendsi (Brands).


Por, qëllimi kryesor i Kinës synon “të krijojë një ndjesi, në Tajvan, se fuqia kineze është masive; të nxisë bindjen, në ShBA-ës, se ndërhyrja është thjesht shumë e kushtueshme; dhe, kësisoj të bind popullin e Tajvanit, një ditë, se opsioni i tyre më i mirë është të dorëzohen pa luftë”.


Marrëzia politike, e rrënjosur në armiqësi historike, po ashtu po ushqen krizën më të nxehtë të dekadës në marrëdhëniet Kinë-Japoni.


Ajo shpërtheu kur kryeministrja e re e Japonisë, e krahut të djathtë, Sanae Takaiçi (Takaichi), iu përgjigj një pyetjeje të rastësishme në Parlament.


Mbrojtja e Tajvanit dhe rrugëve tregtare përreth, nga pushtimi kinez, përfshirë mjetet ushtarake, ishte, tha ajo, një çështje ekzistenciale “që kërcënon mbijetesën e Japonisë”.


Takaiçi (Takaichi), favoritja e ish-kryeministrit të rreptë, Shinzo Abe, thjesht tha atë që ajo dhe shumë japonezë kanë besuar prej kohësh - por, ta thuash me zë të lartë, publikisht, e bëri të jetë deklaratë zyrtare.


Një Kinë e tërbuar vendosi menjëherë sanksione dhe bojkotime; të dyja palët lëvizën asetet ushtarake drejt ishujve të kontestuar.


Konsulli i përgjithshëm i Kinës në Osaka kërkoi në një postim në Twitter që Takaiçit (Takaichit) t’i pritet koka, postim i cili u fshi më pas.


Kjo ishte një sjellje idiote. Reagimi histerik i Kinës - ndaj asaj që ishte në thelb një deklaratë e së dukshmes - është jashtëzakonisht i ekzagjeruar, duke treguar nervozizëm për atë se ku mund të çojë politika e saj ndaj Tajvanit.


Veprimi provokues i Takaiçit (Takaichi) si “zonjë e hekurt” ka fituar mbështetje publike, tregojnë sondazhet, edhe pse ndodhi pothuajse rastësisht. Por, padituria nuk është lumturi. Rreziku për një konflikt të vërtetë është shumë i madh.


Kjo përplasje - dhe kambanat e alarmit të Lait - e kanë sjellë çështjen e Tajvanit në qendër, pikërisht kur Shi-ja (Xi) po përpiqet ta neutralizojë atë si problem dypalësh ShBA-Kinë.


Këtë vit Shi-ja (Xi) e ka zmbrapsur me sukses ngacmimin tarifor të Danlld Trampit (Donald Trump).


Në veçanti, kufizimet ndëshkuese dhe hakmarrëse të eksportit të mineraleve të rralla goditën rëndë Uashingtonin. Ato shënuan një moment kur ndryshoi fuqia gjeopolitike globale.


Pa një strategji, Trampi (Trump) tani ka kaluar nga një luftë tregtare në një mirënjohje të tejskajshme për një ftesë për të vizituar Pekinin në prillin e ardhshëm - e pranuar gjatë një telefonate përulëse me Shi-në (Xi) javën e kaluar.


Më pas, Trampi (Trumpi) nuk ofroi asnjë garanci publike për Tajvanin, dhe, në një telefonatë të veçantë, i kërkoi aleates së tij japoneze, Takaiçi (Takaichi), të heshtë.


Përulësia e tij ndaj Shi-së (Xi) e forcoi frikën në Taipei dhe Tokio se, ashtu siç e di Ukraina, ai është kronikisht i pabesueshëm.


Nga ana e tij, Shi-ja (Xi) e përdori telefonatën për të nënkuptuar fuqishëm se, nëse Trampi (Trump) me të vërtetë dëshiron një marrëveshje të madhe dhe të bukur tregtare për t’u mburrur në vend, ShBA-ës duhet të pranojë zyrtarisht se e drejta sovrane e Kinës mbi Tajvanin është “pjesë përbërëse e rendit ndërkombëtar të pasluftës së Dytë Botërore”.


Dyshimet po rriten se Trampi (Trump), në fund të fundit, mund ta nënshtrojë mbrojtjen e Tajvanit ndaj një marrëdhënieje paqësore me Kinën.


Aktualisht, ai po luhatet.


Paketat e premtuara të armëve vonohen ose nuk mbërrijnë fare. Tajvani kërkoi një marrëveshje të lirë tregtare. Në vend të saj, u godit me tarifa 32 përqind të cilat më vonë u ulën.


Tani, si më parë, padituria në këtë dinamikë është krejtësisht e Trampit (Trump).


Sh-ja (Xi) vazhdon të luajë me të si të dojë.


Tajvani dhe Japonia nuk janë të vendet e vetme që shqetësohen se Trampi (Trump) nuk e kupton se çfarë po rrezikohet.


Përqendrimi i njëanshëm i administratës në tregti e ka çuar atë të fshehë nën qilim pikat më të ndërlikuara të mospajtimeve diplomatike”, shkroi Xhonatan Kzin (Jonathan Czin), specialist për Kinën, duke iu referuar shkeljeve të pakontrolluara të të drejtave të njeriut nga ana e Pekinit, luftës kibernetike kundër Perëndimit, ballafaqimeve të armatosura me Filipinet dhe ekspansionizmit të përgjithshëm në Detin e Kinës Jugore.


Ashtu si në Çekosllovaki në vitin 1938, si në Ukrainë dhe tani, ndoshta, në Tajvan.


Historia ka treguar se kompromisi me agresionin sjell vetëm luftë dhe skllavëri”, paralajmëroi Lai.


Por, Trampi (Trumpi) nuk lexon histori. Padituria e tij vret.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page