KINA I DREJTOI MESAZH SHBA-ës DUKE THËNË SE NUK KA FRIKË NGA NJË LUFTË TREGTARE ME TO | NE NUK E DUAM POR JEMI GATI TË MBROJMË TË DREJTAT TONA - THA KINA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 13
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Qëndrimi i Kinës ndaj luftës tregtare është konsistent; ne nuk e duam, por nuk kemi frikë prej saj”.
Kështu komentoi një zëdhënës i Departamentit të Tregtisë njoftimin e ShBA-ës më 10 tetor se, në përgjigje të kontrolleve të eksportit të Kinës mbi metalet e rralla dhe produktet e lidhura me to, ShBA-ës do të vendosin tarifa 100% ndaj Kinës dhe kontrolle të eksportit mbi të gjitha softuerët kritikë.
Ky është reagimi i parë i qeverisë kineze ndaj njoftimit të presidentit amerikan.
“Kërcënimet e qëllimshme për tarifa të larta nuk janë mënyra e duhur për t'u marrë vesh me Kinën”, shtoi zëdhënësi, duke i kërkuar Uashingtonit të braktisë praktikat e padrejta.
“Ne jemi gati të mbrojmë të drejtat tona”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments