top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KINA DHE RUSIA U ZOTUAN PËR PËRGJIGJE TË PËRBASHKËT NDAJ SANKSIONEVE GJATË VIZITËS SË KRYEMINISTRIT RUS MIKHAIL MISHUSTIN NË PEKIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 2 min read
ree

Pekin, Kinë | Kina dhe Rusia u zotuan për një përgjigje të përbashkët ndaj sanksioneve të njëanshme gjatë një vizite të Kryeministrit të Rusisë, ndërsa Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) riafirmoi angazhimin e Pekinit për të avancuar lidhjet me Moskën pavarësisht kushteve të jashtme të trazuara.


Të dyja palët do të bëjnë çdo përpjekje të nevojshme për të ofruar ndihmë dhe bashkëpunim të ndërsjellë në kundërshtimin e masave të njëanshme shtrënguese”, thanë Pekini dhe Moska në një komunikatë të përbashkët të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Kinës pas një takimi midis Kryeministrit Li Çiang dhe homologut të tij rus Mikhail Mishustin një ditë më parë.


Çdo masë shtrënguese e njëanshme e ndërmarrë nga çdo vend ose grup vendesh që anashkalon rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e paligjshme”, tha ajo, duke shtuar se masa të tilla nuk mund të pranohen ose njihen.


Kina dhe Rusia janë të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë vetoje për rezolutat e tij.


Komentet erdhën mes përpjekjeve të rinovuara të Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës duke ushtruar presion mbi Moskën - dhe ata që bëjnë biznes me Moskën - me sanksione dhe tarifa dytësore.


Pekini gjithashtu është përpjekur vazhdimisht të konsolidojë lidhjet me fqinjin e saj verior, pavarësisht një armëpushimi tregtar të rënë dakord së fundmi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Në komunikatën e përbashkët, Kina dhe Rusia theksuan nevojën për të parandaluar disa vende nga abuzimi me monopolin dhe pozicionin e tyre dominues në sektorë të caktuar të ekonomisë botërore”, pa i përmendur drejtpërdrejt ShBA-ës.

 

Presidenti kinez Shi (Xi) u takua të martën në Pekin me kryeministrin rus Mikhail Mishustin, duke bërë thirrje për zgjerimin e investimeve të ndërsjella, një ditë pasi Kryeministri Li Çiang zhvilloi një takim të rregullt me ​​Kryeminsitrin Mishustin në Hangzhou, ku Kryeministri Li tha se Kina dëshironte të forconte bashkëpunimin me Rusinë dhe të mbronte interesat e përbashkëta të sigurisë.


Kremlini ka theksuar rëndësinë e vizitës së Kryeministrit Mishustin në një kohë kur Rusia është nën sanksione të mëdha perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë dhe kërkon të ndalë një ngadalësim të kohëve të fundit në tregtinë me Kinën.


Marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë qëndruar në rrugën e duhur drejt zhvillimit të një niveli dhe cilësie më të lartë, duke përparuar vazhdimisht pavarësisht një mjedisi të jashtëm të trazuar”, i tha Presidentit Shi (Xi), Kryeministrit  Mishustin, sipas transmetuesit shtetëror “Cctv”.


Ruajtja, konsolidimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Rusi është një zgjedhje strategjike për të dyja palët”, tha Presidenti Shi (Xi).


Ai theksoi industri të tilla si energjia, bujqësia, hapësira ajrore, ekonomia dixhitale dhe zhvillimi i gjelbër, ku të dy vendet mund të përparojnë bashkëpunimin dhe të nxisin motorë të rinj rritjeje.


Kryeminsitri Mishustin tha se ishte e rëndësishme që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve të ndërsjella dhe mbështetjen e projekteve të përbashkëta”, sipas agjencisë ruse të lajmeve “Tass”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page