KINA BOJKOTON TAKIMIN E MINISTRAVE TË TURIZMIT TË “G20” | MBAN KRAHUN E PAKISTANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 21, 2023
- 1 min read

Pekin, Kinë | Kina do të bojkotojë takimin e ministrave të turizmit të “G20”, që India ka planifikuar të mbahet midis datave 22-24 maj 2023 në territorin e Kashmirit, të kontestuar nga Pakistani. Kjo u sqarua sot nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Uang Uenbin (Wang Wenbin), duke iu bashkuar Islamabadit me qëllim dënimin e vendimit të Nju Delhit. “Kina kundërshton mbajtjen e çdo lloj takimi të ‘G20’ në një territor të diskutueshëm dhe nuk do të marrë pjesë në një takim të tillë”, tha Uang. Takimi në fjalë duhet të mbahet në Srinagar, kryeqyteti i territorit të Xhamu dhe Kashmirit, statusi special i të cilit u revokua nga qeveria indiane në vitin 2019, duke provokuar protesta të nxehta nga komuniteti lokal mysliman, dhe nga Pakistani fqinj, i cili për dekada pretendon sovranitetin e vet mbi të gjithë rajonin. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Indisë janë bërë veçanërisht të trazuara vitet e fundit, veçanërisht pas përplasjes midis dy ushtrive, që ndodhi në verën e vitit 2020, në rajonin Ladakh, përgjatë kufirit të përbashkët (gjithashtu i diskutueshëm) në Himalaje.

___.png)






















Comments