KILI: OBSERVATORI KINEZ NË SHKRETËTIRËN ATAKAMA U MBYLL | SHBA-ës PARALAJMËRUAN PËRDORIMIN E TIJ JO VETËM PËR QËLLIME SHKENCORE POR EDHE PËR QËLLIME USHTARAKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 19
- 1 min read

Santiago, Kili | Në Kili, qeveria e z. Gabriel Boriç ka vendosur të pezullojë projektin e Observatorit Cerro Ventarrones në shkretëtirën Atakama (Atacama), në bashkëpunim me Kinën, pas një sërë paralajmërimesh diplomatike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, raportuan rreziqe të supozuara për përdorimin e infrastrukturës për qëllime strategjike.
Kështu raporton enti mediatik “Radio BioBio”.
Vendimi u konfirmua për gazetën “Ex-Ante” nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila, vuri në dyshim ligjshmërinë e marrëveshjes së nënshkruar mes Universitetit Katolik të Veriut dhe Observatorit Kombëtar Astronomik të Kinës.
Ky është projekti Tom, një teleskop me precizion të lartë për studimin e objekteve pranë Tokës, i shpallur në janar të vitit 2023.
Pengesa tani rrezikon të zhbëjë më shumë se një dekadë punë dhe planifikim.
Ditët e fundit, anëtarë të administratës amerikane kanë shprehur shqetësimin për një përdorim të dyfishtë të mundshëm të infrastrukturës, pra për qëllime shkencore, por edhe për vëzhgim strategjik apo edhe ushtarak.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments