top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KIEV | SHKOI NË GJASHTË NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMI RUS; NË NËNTË NUMRI I TË PLAGOSURVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Sipas të dhënave paraprake, katër veta u vranë në një sulm rus në lagjen Sviatoshinski (Svyatoshynskyi) të Kievit.


Enti mediatik “Ukrinform”, raportoi se kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Timur Tkaçenko (Tkachenko), e njoftoi këtë në Telegram.


Siç raportoi gjithashtu enti mediatik në fjalë forcat ruse nisën një sulm të kombinuar ajror kundër Ukrainës duke përdorur raketa kruiz dhe balistike, si dhe dronë sulmi.


Kievi kishte raportuar më parë dy të vdekur dhe nëntë të plagosur.


Z. Tkaçenko (Tkachenko) deklaroi se katër veta u vranë dhe të paktën tre u plagosën në vendngjarje në rrethin Sviatoshin (Svyatoshyn).


Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, një ndërtesë banimi 22-katëshe u godit gjithashtu në rrethin Peçersk (Pechersk), me dëme në katet 4 deri në 8.


Një ndërtesë nëntëkatëshe në rrethin Dniprovski (Dniprovskyi) u godit gjithashtu.


Zjarret në katet 5 deri në 8 janë shuar dhe po punohet për çmontimin e strukturave dhe kërkimin e viktimave të mundshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page