KIEV | 2 TË VDEKUR + 8 TË PLAGOSUR | NDËRTESA DHE SHTËPI U DËMTUAN NË DISA LAGJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 25, 2025
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Sulmet me dronë dhe raketa ruse kanë vrarë të paktën dy persona dhe kanë plagosur më shumë se një duzinë në disa rajone të Ukrainës, sipas autoriteteve vendore.
Në Dnipropetrovsk, kreu i administratës ushtarake rajonale, Vladislav (Vladyslav) Gaivanenko, tha në Telegram se dy veta u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në sulmet me raketa dhe dronë.
“Moska gjithashtu shënjestroi kryeqytetin, Kiev, me sulme gjatë natës, duke dëmtuar ndërtesa dhe shtëpi në disa lagje dhe duke plagosur të paktën tetë veta”, sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko (Klitschko).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments