KIEV | NDËRTESA TË DËMTUARA SI PASOJË E SHPËRTHIMEVE; EKIPET E EMERGJENCËS NË VENDNGJARJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Sipas kryebashkiakut Vitali Kliçko (Klitschko), distriktet e prekura të kryeqytetit ukrainas janë Dniprovski, Shevçenkivski dhe Darnitski.
Janë raportuar dëme në disa ndërtesa.
Ekipet e emergjencës po punojnë në vendngjarje.
“Kërcënimi i armëve balistike vazhdon. Mbrojtja ajrore po funksionon. Qëndroni në strehimore”, është apeli i autoriteteve për banorët.
Në rajonin e Vinnicës, linja hekurudhore u godit dhe aktualisht është e mbyllur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments