top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAZERTË (CASERTA); NAPOLI | (VINCENZO) IANNITTI U KONSTATUA I VDEKUR; SI DORAS U ARRESTUA NJË QYTETAR RUMUN I CILI PRANOI AKTIN E VRASJES SË TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kazertë (Caserta), Napoli, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Z. Vinçenco (Vincenzo) Iannitti, me moshë 20 vjeç, u konstatua i vdekur.


Në lidhje me rastin, u arrestua si doras një qytetar rumun, me moshë 19 vjeç.


Arrestimi i tij u krye urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik të “Santa Maria Capua Vetere”.


Ai akuzohet për vrasjen e mikut të tij, trupi i të cilit, u gjet në një fshat të vogël të Sesa Arunçës (Sessa Aurunca), në zonën e Kazertën (Caserta).


Ai rrëfeu se e kishte kryer krimin duke e goditur dy herë me thikë Vincenzon, duke e hedhur nga tarraca e shtëpisë së tij në oborrin e shtëpisë ngjitur dhe duke e fshehur trupin me një batanije dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.


Karabinierët nga Njësia Hetimore e Kazertës (Caserta) sekuestruan një thikë 8 centimetra.


Motivi i sulmit kriminal është ende i panjohur.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page