top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRIM NË FAMILJEN SHQIPTARE QË JETONTE NË KAZERTA | U ARRESTUA LULZIM TOÇI: AKUZOHET SE MBYTI BASHKËSHORTEN ELEONORA TOÇI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 9, 2024
  • 2 min read

Updated: Jun 11, 2025

I dyshuari si vrasës, z. Lulzim Toci.
I dyshuari si vrasës, z. Lulzim Toci.

Romë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit italian arrestuan:

1- Z. Lulzim Toçi.

I dyshuari si vrasës, z. Lulzim Toci.
I dyshuari si vrasës, z. Lulzim Toci.

Ai akuzohet se mbyti bashkëshorten e tij, znj. Eleonora Toçi, ndërkohë që gjendeshin në shtrat.


Kumtohet se ishin dy fëmijët e tyre, të moshës, 4 dhe 6 vjeç, të cilët, i kanë treguar tezes në një thirrje video (videocall) trupin e nënës së tyre.


Babi vrau mamin”, ishin të vetmet fjalë që thoshin të vegjlit në telefon.


Z. Lulzim Toçi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes ka shkuar në shtëpinë e kunatës, dhe i ka kërkuar që ta shoqërojë në spital.


Nuk dihen shkaqet që e shtynë z. Toçi që të mbyste bashkëshorten e tij.


Lajm në përditësim, …


Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë në familjen shqiptare, në Kazerta (Caserta) të Italisë, e ndodhur mëngjesin e sotëm (me 9 tetor 2024), teksa bashkëshorti ka mbytur gruan në sy të dy fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar depresive.


Znj. Eleonora Toçi, është 24-vjeçarja shqiptare viktimë e duarve të burrit të saj Lulzim Toci, me moshë 30 vjeç, me banim në San Feliçe a Kançelo (San Felice a Cancello).


Por detaji më i dhimbshëm ka qenë fakti se viktima ndodhej në vendin fqinj vetëm prej 1 muaji.


Ajo ishte bashkuar me bashkëshortin e saj, z. Lulzim Toçi, një punëtor bujqësie, 30-vjeçar.


Çifti kishte marrë një shtëpi më të madhe për nevojat e tyre, në rrugën Karavaxho (Via Caravaggio), për të jetuar me fëmijët e tyre, respektivisht 6 dhe 4 vjeç.


Pikërisht në atë shtëpi, në agim, ndodhi krimi makabër.


Sipas këqyrjes paraprake të hetuesve, z. Toçi ka shtrënguar fort duart rreth qafës së 24-vjeçares.


Edhe pse Leonora u përpoq të mbrohej, ishte e kotë, pa sukses. Krimi makabër u krye në dhomën e gjumit të çiftit.


Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht.


Fqinjët, nga sa mësojmë, nuk kanë dëgjuar britma apo debat në vazhdim, shkruan “CasertaNews”.


Z. Lulzim Toçi pas vrasjes doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata.


Ai kërkoi ndihmë. Gruaja, e pabindur për atë që kishte ndodhur, bëri një telefonatë me video në numërin e Eleonorës.


Njëri nga fëmijët u përgjigj në anën tjetër pohoi se: “Babi vrau mamin”.


Në atë moment ajo lajmëroi policinë.


Karabinierët e kompanisë së Maddaloni shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë të znj. Toçi.


I dyshuari u gjet në gjendje depresive të rënduar dhe i çorientuar plotësisht.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Vendi ku ata jetonin.
Vendi ku ata jetonin.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page